Mal Berisha Jeta e nje ambasadori
Mal Berisha

Herman Bernstein

Tiranё Edualba 2017
Gjatё panairit tё librit 2025 nё Tiranё, m’u dha rasti ta takoja autorin e kёtij libri dhe tё shkёmbeja mendime me tё nё praninё e dy miqve tё mij kosovarё, Rexhep Rifatit dhe Afrim Konjufcёs. Zoti Mal pati mirёsinё tё ma dhuronte kёtё libёr, botuar tetё vite mё parё.
Ndonёse kisha lexuar mё parё pёr ambasadorin Bernstein nё Mbretёrinё Shqiptare gjatё viteve 1930-1933, nuk do merrja kaq dijeni sa i fitova nga monografia e zotit Berisha kushtuar atij. Nuk do mёsoja pёr jetёn dhe veprimtarinё gazetareske dhe publicistike tё kёtij hebreu tё madh para dhe pas shёrbimit diplomatik nё Shqipёri. Aq mё tepёr nuk do e kuptoja se ҫfarё roli ka luajtur ky personalitet politik dhe social nё ngjizjen dhe forcimin e miqёsisё sё vendit tonё tё vogёl me Amerikёn e madhe demokratike.
Ne veҫanti, zbulova se zoti Bernstein ka pёrkthyer edhe nё esperantisht! Nё fakt fillim shekulli XX ka shёnuar njё lulёzim dhe pёrhapje tё gjerё tё Esperantos nё Europё dhe nё botё, pёrfshirё edhe Shqipёrinё, qё po shkёputej dhe po pavarёsohej nga zgjedha shumёshekullore otomane.
Ky intelektual model i dhjetyёvjeҫarёve tё parё tё shekullit XX “I kёndoi Shqipёrsiё, lavdisё sё saj antike, Skёnderbeut, konsolidimit tё shtetit tё pavarur shqiptar, tolerancёs fetare, virtuteve tona, besёs dhe mikpritjes shqiptare”. (faqe 17)
Ambasadori i ri amerikan gjeti njё mikpritje dhe mbёshtetje nga qeveria Mbretёrore e Shqipёrisё. Nё njё intervistё qё ai ia mundёsoi gazetarit Aleksandёr Powell me Mbretin , nё fillim tё vitit 1931, ky i fundit shprehet pёr marrёdhёniet me shtetet fqinje, Greqinё, Jugosllavinё dhe Italinё. Mbreti pёrmend:
Fyerjet greke ndaj shpalljes sё pavarёsisё sё Kishёs Autoqefale Shqiptare, tё Kishёs Kombёtare Ortodokse tё Shqipёrisё
Dёshtimin e Qeverisё sё Greqisё pёr tё hapur shkolla nё zonat e minoritetit qё jeton nё Greqi.
Ҫёshtjen e pasurive tokёsore tё shqiptarёve nё Greqi, tё cilat janё shproёnsuar pa asnjё kompensim.
Mbreti shtoi se nё Greqi nuk ka qoftё edhe njё shkollё tё veme pёr minoritetin shqiptar. Ministri grek i punёve tё jashtёme thotё se nё Greqi s’ka shqiptarё por turq.. Ne e dimё qё jemi dy kombet mё tё vjetra nё Ballkan dhe na nevojiten marrёdhёnie mё tё mira. Kёtё e ka theksuar edhe lёvizja jonё kombёtare e shekujve XIX dhe XX.
Lidhur me Beogradin, Mbreti e akuzoi Jugosllavinё pёr shtyerjen qё na bёnё pёr tё lidhur aleancё me Italinё duke nxitur nё Dukagjin njё revoltё nё vitin 1926. Ai kritikon sjelljen ҫnjerёzore tё jugosllavёve ndaj shqiptarёve nё trojet jashtё Shqipёrisё.
Marrёhёniet me Italinё, Mbreti i karakterizonte se mund tё pёsojnё njё krisje tё thellё pёr shkak tё marrёdhёnieve tё Musolinit me tё. Musolini nuk e ka marrё pushtetin nga populli prandaj nuk e pyet kabinetin pёr vendimet qё merr, tё cilat nuk mbёshteten nё logjikё ,por nё impulse dhe ndjenjё. (f.43-44)
Ambasadori bёri njё vizitё me 5 qershor 1931 nё Manastirin e Shёn Gjon Vladimirit nё Elbasan, ku u bind mё tepёr pёr ekzistencёn e harmonisё fetare midis shqiptarёve. Peshkopi shqiptar i tha atij:
“Ky shёnjt – thotё ai- qё ka bёrё mrekullira ёshtё sllav. Ka lindur nё fshatin Vladimir, afёr Krajёs nё kufirin e sotёm midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё. Nё atё kohё nuk kishte dallime midis serbёve, ҫekosllovakёve, bullgarёve dhe sllavёve tё tjerё. Sllavёt nё atё kohё ishin vetёm sllavё, kudo qё gjendeshin na donin dhe edhe neve. Prirja e tij pёr bamirёsinё, dёshira pёr tё jetuar sipas udhёzimeve tё Zotit si dhe dashuria pёr vendin tonё na ka vёllazёruar me sllavёt.
Edhe pёr faktin se nё Jugosllavi ka njё grua shqiptare shenjtore. Ajo quhet Maika Angelika. Ajo ishte princeshё e njё dinastie sunduese nё Shkodёr. U martua me njё princ dalmat dhe, kur mbeti e ve, mori nё dorё qeverisjen e njё province midis Kroacisё dhe Sllovenisё. Sundimi i saj ishte aq i drejtё dhe bujar saqё shtetasit e saj njёzёri e konsakruan shenjtore tё vendit tё tyre pas vdekjes. Trupi i saj gjendet nё Manastirin Ortodoks tё Maika Angelikas nё Vrushkaja Gora nё Slloveni dhe dita e saj e celebrimit ёshtё nё stinёn e verёs. Mijёra e mijёra njerёz shkojnё atje ҫdo vit pёr t’iu lutur shenjtores shqiptare me njё devocion sa edhe ne pёr Shёn Gjon Vladimirin”. (faqe 73)
Nё libёr flitet edhe pёr ndihmesёn amerikane pёr hapjen e shkollave teknike. Njё mik i Shqipёrisё, Ericsoni, siguroi miratimin e qeverisё shqiptare pёr hapjen e shkollёs bujqёsore nё Kamёz. Vlen tё theksohet se nё formё anonime vetё presidenti Hoover dha 10000 dollarё. Ericsoni i pat shkruar atij se “shqiptarёt janё njerёz tё tillё qё mё mirё vdesin, se sa tё kёrkojnё, mё mirё mbarojnё nё dёshpёrimin e vet se sa tё quhen lypёs….Ata janё njё popull tragjik, por njё racё heroike.” (faqe 82)
Shkolla u hap nё vitin 1924.
Pasi At Gjergj Fishta i dёrgoi ambasadorit njё kopje tё veprёs sё Gjeҫovit pёr Kanunin e Lekё Dukagjinit, ky e falenderon dhe i shkruan ndёr tё tjera
“Njё pёrmbledhje e pjesёve tё caktuara tё Kanunit tё jashtёzakonshёm tё Lekё Dukagjinit mё ka ndriҫuar pamjen e ligjeve me tё cilat malёsorёt e veriut tё Shqipёrisё janё qeverisur nё tё kaluarёn. Prifti franҫeskan At Shtjefёn Kostandin Gjeҫovi, i cili e ka hedhur nё tё pastёr tekstin e kёtij Kanuni tё kodifikuar gjatё jetёs sё Skёnderbeut dhe pёrgatitur prej Lekё Dukagjinit III, ka bёrё njё punё tё pallogaritshme. Paraqitja e tij prej jush, sё bashku me parathёnien qё i keni vёnё, e kthen atё nё njё vlerё tё paҫmueshme historike. (f.91)
Nё njё shkrim tё tij, “Shqipёria- Belgjika e Europёs” (f. 99), Bernestein shkruan:
Shqipёria nuk ёshtё vetёm vendi mё pak i njohur por edhe vendi i prezantuar mё keq nё Europёn e sotme. Ajo ёshtё viktimё e propagandёs sё fabrikuar dhe shpёrndarё nё disa prej vendeve fqinjё pёr qёllime politike dhe egoiste tё tyre.
Interesante janё vёrejtjet e ambasadorit nё shkrimin “Pёrse shqiptarёt e kanё humbur besimin tek italianёt” (f.102-103)
Automobilёt ndalin nё rrugё sepse motorёt nuk funksionojnё me atё gazolinё (italiane_shёnimi im B.S.). Pёr shkak tё benzinёs tё pёrzier me ujё nga italianёt.
Firmat italiane tё ndёrtimit ofrojnё kosto mё tё ulta se ato shqiptare por nuk i kryejnё si duhet punёt publike. Kёshtu ka ndodhur me Spitalin Ushtarak, psh. Po ashtu me rrugёn Durrёs- Elbasan.
Punёtorёt shqiptarё nё kёto firma nuk e marrin mёditjen ,sikurse e ka kontrata.
Sipas ligjit shqiptar nuk pranohen punёtorё tё pakualifikuar nga Italia. Por autoritetet italiane falsifikojnё tё dhёnat e kualifikimit pёr kёtё punёtorё nё mёnyrё qё tё vinё nё Shqipёri.. etj etj
Shumё ёshtё pёrfolur “tradhёtia” e Zogut qё “ia fali” Shёn Naumin dhe Vermoshin Jugosllavisё.. Nё faqen 134, edhe ambasadori Bernstein shpjegon qё ky ka qenё njё mashtrim i madh.
Nё fakt, pёr tё hequr dorё nga Manastiri i Shёn Naumit, qeverisё shqiptare iu dha fshati Peshkёpi, Lugina e Ҫёrravёs, Kisha e Ujit tё Shenjtё dhe kodra strategjike e Shёn Naumit sё bashku me pikat kufitare tё patrullimit kufitar jugosllav. Kёshtu territor i fituar ishte njё zonё prej rreth 22 kimometra katrorё.
Pёrveҫ kёsaj, lugina e kullotave Libovicё ishte siguruar, dy shtёpi tё fshatit tё Grenҫes, rruga Lumbraja bashkё me kullёn vrojtuese turke, kodra dhe liqeni, pjesa e pasme e Velipojёs, tёrё malet sipёr saj dhe kufijtё ishin zgjeruar me rreth njёzet e pesё kilometra.
Ky shkёmbim territoresh nuk u bё pёr tё plotёsuar njё dёshirё tё qeverisё jugosllave, e cila ende besonte se regjimi i Zogut, si ai i Esat Pashёs, ishte i pafuqishёm dhe puthador ndaj jugosllavёve.
Nё njё Raport tё Bernesteinit rreth njё bisede me Mbretin Zog (f. 141) thuhet:
Ne – thosh Mbreti- vuajmё pёr njerёz tё aftё e tё pёrgjegjshёm. Unё kam nё kabinetin tim dy vetё tё cilёt ishin kundёrshtarёte mij, armiqtё e mij. i kam marrё sepse besoj se ata mund tё jenё tё aftё t’i bёjnё shёrbime tё mira shtetit.
Lidhur me njё propozim francez pёr njё federatё europiane nё shёrbim tё paqes. Mbreti shfaqet mosbesues. Ai thotё se nё Europё ka kufij edhe natyrorё edhe shtetёrorё. Ka kaq shumё kufij artificialё, disa prej tё cilёve janё sanksionuar qё prej Luftёs sё Madhe, si pёr shembull ato tё Polonisё, Jugosllavisё, Greqisё, Shqipёrisё. Ёshtё e pamundur tё shuash dhimbjen e kombeve thjesht se u ofron atyre tё gjenden sё bashku nёpёr konferenca, veҫanёrisht kur shohim se brengat mё tё mёdha as qё konsiderohen fare.(f.143)
Nё njё kablogram drejtuar Departamentit tё Shtetit, ambasadori Herman Bernstein flet pёr marrёdhёniet shqiptaro-jugosllave: (f.135)
Traktati i Miqёsisё dhe Bashkёpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisё ka shkaktuar njё irritim tё madh nё Beograd. Mbreti pretendon se mё parё ai ishte kritikuar shumё se ishte treguar shumё miqёsor me Jugosllavinё. Mё pas, me rebelimin e dhjetorit tё vitit 1926, nё veri tё Shqipёrisё, i nxitur dhe i shkaktuar prej jugosllavёve (sipas Mbretit) dhe pas shtypjes sё revoltёs, atij i dukej si veprim i mёnҫur tё nёnshkruante njё traktat tё tillё me Italinё.
Problemi me minoritetin shqiptar nё Jugosllavi pёrbёn njё arsye tjetёr tё pёrҫarjes. Mbreti i pёrmbahet idesё se popullsia shqiptare e Kosovёs po shpёrngulet drejt Kroacisё dhe kudo gjetkё, ndёrsa malazezёt dhe sllavёt po vendosen nё fshatra tё pastra shqiptare, pёrkrah vijёs ndarёse tё Kosovёs, si dhe nё zona tё tjera me qёllim qё tё shpёrbёhet karakteri shqiptar i kёtyre vendbanimeve. Mbreti thotё se nuk ka qoftё edhe njё shkollё tё vetme ku tё mёsohet gjuha shqipe.
Interesante janё rrёfimet pёr Mesian false Sabatai Zevi, pёr tё cilin kam dёgjuar se ka njё varr ende diku nё jug. Flitet pёr njё hebre tё shekujve XV dhe XVI. Duke cituar njё dokument gjerman tё vitit 1611, ai citon qё me keqёsimin e Inkuizicionit, gjatё Papa Pavlit IV, erdhёn nga Ancona nё Shqipёri shumё bashkёsi hebreje. Sabatai u bёnte thirrje hebrejve tё shkonin nё Tokёn e Premtuar. Prandaj sulltani e kёrcёnoi me vdekje nё se ai nuk kthehej nё islam. Sabatai pranoi dhe u internua nё Ulqin. Vitet e fundit tё jetёs i kaloi nё Berat ku formoi njё sekt islamik qё ekziston ende sot. Kur vdiq dhe po e dёrgonin nё varr, i gjetёn nёn jastёk librin e shenjtё hebre tё Torahut, jo Kuranin. Pra kishte predikuar fshehurazi judaizmin. (faqe 152)
Mё tёrhoqi njё krahasim qё bёn Bernsteini midis Shqipёrisё tё asaj kohe dhe Meksikёs anti-semite. (faqe 162)
Nё ngjashmёri me “bluzat e kafejta” naziste, nё atё kohё, nё Meksikё ishin formuar “bluzat e arta”, Organizata fashiste meksikane padyshim nuk pёrfaqёson shpirtin e sotёm meksikan. Ajo kёrkonte qё hebrejtё tё mos lejohen nё Meksikё, tё mos u jepen poste politike, t’u konfiskohen fabrikat.
Nga ana tjetёr, nё atё kohё Mbreti i Shqipёrisё lёshoi njё ftesё zyrtare pёr bizneset hebraike, qё tё vendoseshin nё Shqipёri dhe tё ndihmoheshin me ҫdo mёnyrё sipёrmarrjet tregtare tё ndёrmarra prej tё ardhurve tё rinj.
Simpatia e Bernsteinit pёr shqiptarёt dhe Shqipёrinё nuk shihej me sy tё mirё nga qarqet diplomatike italiane tё cilat thonin se “Bernsteini ishte shqiptarizuar” (f.192)
Sikurse e pёrmenda nё fillim, para ardhjes nё Shqipёri, ambasadori Bernstein ishte marrё me gazetari. Bie nё sy njё artikull i tij pёr planet e Kajzerit gjerman Vilhelmi II dhe Carit Nikolla II tё Rusisё pёr ndarjen e botёs midis tyre. Kёtё gazetari e zbuloi nё dokumentet qё dolёn pas revolucionit borgjez tё shkurtit 1917, (f.237) nё Rusi, qё pёrmbysi Carin.
Nё librin e tij “Me mёndje-ndriturit” pёrfshihen intervistat e bёra me personalitete tё shqupara tё botёs sё artit, shkencёs apo politikёs tё asaj kohe si Leon Tolstoi, George Bernard Show, August Rodin, Henri Bergson,, Papa Benedicti XV, Pjetёr Kropotkin, Leon Trocki, Chaim Wesismann,, Sheik ul Islam,, Hevelock Ellisin, Romain Roland, Albert Ajnshtain, Theodore Roosvelt, Wdrow Wilson etj. (f. 247).
Ai thotё se
Unё i kam pёrvetёsuar teoritё shkencore mё moderne sepse m’i ka shpjeguar Metҫnikov, kam diskutuar pёr fenё dhe pёr artin me Leon Tolstoin, parimet e filozofisё moderne mё janё dhёnё nga Henri Bergson, diplomacinё botёrore dhe ҫёshtjet ruse m’i kanё analizuar konti Wite dhe Maksim Kovalovski, teorinё e artit ma mёsoi Auguste Rodin, shtetformimin Theodore Roosvelt dhe Wdrow Wilson, mbrojtjen e tё drejtave tё grave Havellock Ellis, imperializmin gjerman Hans Delbrueck, literaturёn dhe pacifizmin Georg Brandes, politikёn e luftёs dhe paqes sё Vatikanit Papa Benedicti IX, islamin ma shpjegoi Sheik Ul Islam, i cili shfronёsoai Abdyl Hamitin, sionizmin ma mёkoi Nordaur Weizmann dhe Albert Ajnshtajn. Revolucionin rus ma shpjegoi Trocki, liberalizmin britanik e mёsova nga lordi Robert Cecil, dramёn kontinentale e pashё tek Arthur Schnitzler, historinё e Japonisё ma tregoi Maruqis Okuma dhe gjithҫka tjetёr ma nguliti nё tru George Bernard Show.
Nё faqen 258, me pak rreshta, ai pёrshkruan magjishёm pёrshtypjet nga Leon Tolstoi:
“Me tё jam ndjerё si njё rreze e shndritshme nё mbrёmjen vezulluese tё perёndimit tё diellit, kur kap Tokёn, ndёrkohё qё dita po i lёshonte vendin natёs. Njё vizitё aty ishte si tё shkoje nё njё vend tё mrekullive, aty ku tё mahnit arti magjik. Nё intelektin dhe vizionin e tij e pashё veten miliona milje larg Tokёs duke vёshtruar magjishёm laboratorin e shkёputur nga vaniteti i species njerёzore.
“As luftё as paqe” ishte thelbi i njё letre qё arriti ta sigurojё Bernstein, tё dёrguar nga Brest Litovski pёr Leninin dhe Stalinin ku ai sugjeronte formulёn ‘Ne shpallёm mbarimin e luftёs dhe ҫmobilizimin, pa nёnshkruar traktat paqeje’. Ai parashikonte revolucion nё Gjermani, prandaj i shkruante Iliҫit se do t’i jepte fund luftёs pa nёnshkruar traktatin. Fjalёt e Trockit ‘as luftё, as paqe’ simbolizonin qendrimin e Rusisё atёhere. (faqe263)
Nё vitin 1922 Bernsteini viziton Jugosllavinё, ku kish ndodhё atentati ndaj Princit trashёgimtar austriak, qё u muar si pretekst pёr shpёrthimin e Luftёs ё Parё Botёrore. Ai vuri re dy prirje: atё pёr njё shtet militarist (e mbёshettur nga serbёt) dhe atё pёr republikё ( e mbёshtetur nga jo serbёt).
“Serbёt po pёrpiqeshin tё themelonin njё Serbi tё fuqishme militare nёn murin e Jugosllavisё, ndёrkohё qё kroatёt dhe sllovenёt ishin pёr njё ekzistencё paqёsore, si republikё” (f. 270)
Monografia prej 330 faqesh e zotit Mal Berisha shtjellohet me njё gjuhё tё pastёr shqipe, rrjedhshёm dhe kёndёshёm. Cilёsia e letrёs dhe e kopertinёs janё shumё tё mira. Ajo shoqёrohet me shumё referenca dhe tregues emrash nё fund.
Bardhyl Selimi, 20 nёntor 2025

Average Rating