Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI

Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë që të ndjehesh krenar , mirënjohës dhe dashamirës i të gjithë atyre të cilët japin dhe kontribuojnë për kombin, për lartësimin dhe madhështinë e tij;të ndjehesh krenar për kombin të cilit i përket duhet të jesh mirënjohës karshi atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar për atdheun qofshin ata heronj, intelektualë, artistë, sportistë, gazetarë etj.
Këtë shkrim më shtyu për ta shkruar rezultati fenomenal i përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila triumfon për ditë e më shumë në stadiumet e Europës, e cila jehon dhe përhap fuqishëm prestigjin dhe autoritetin kombëtar të Shtetit të Dardanisë.
Futbolli dardan tashmë jo vetëm si sport por ai po triumfon edhe si “politikë e diplomaci” në njohjen e Shtetit të Kosovës jo vetë nga diplomacitë e shtetet e botës por edhe nga miliona e miliona njerëz të botës më të madhe, të asaj sportive të shteteve e kombeve të planetit.
Për Dardaninë shkruajnë në faqen kryesore gazetat më të mëdha të botës, japin lajme sportive për Përfaqësuesen shqiptare të Kosovës televizionet dhe mediat sportive botërore. Përfaqësuesja e Kosovës, jehona e rezultateve të saj tashmë në botën e madhe të sportit ka lënë pas edhe shtete të mëdha prej miliona banorësh.Mirënjohje e thellë edhe për të gjithë ata dashamirës sportivë të tifozerisë patriotike dardane të cilët e mbështesin fuqishëm kudo përfaqësuesen e futbollit dardan.Tashmë i takon edhe Shqipërisë që ta mbështesin Kosovën dhe sportin e saj, ashtu sikurse që shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur aq shumë dhe maksimalisht përfaqësuesen e Shqipërisë në Tiranë dhe në stadiumet e Europës.
Më shumë storie
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...

Average Rating