Pse shqiptarët nuk i besojnë as shtetit, as politikës dhe as njëri-tjetrit
Nga Skënder Sadri KAPITI

Mosbesimi te shqiptarët, mosbesimi te njëri-tjetri është produkt i ideologjizmit komunisto-enverist , i asaj diktature antinjerëzore, produkt i luftës së egër të klasave dhe i vazhdimësisë të sundimit të shtetit nga pinjollët dhe trashëgimia komuniste të cilëve nuk i intereson as debati për ndëshkimin e krimeve të komunizmit dhe as progresi e zhvillimi demokratik, si dhe as integrimi.Në atë sistem , mbijetesa e tij sigurohej edhe prej faktit se shumë ishin spiunë dhe të pothuajse të gjithë të spiunuar.
.Sipas anketës se Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që mati perceptimin e sigurisë në Rajon, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës shfaqen nivele më të larta të mosbesimit në marrëdhënie me njerëzit.
Shqiptarët dallohen për besim e ulët që kanë tek komuniteti që i rrethon. Vetëm 7 për qind besojnë plotësisht tek lagjia ku jetojnë, teksa mesatarja rajonale është 17%.
Gjithashtu 65 % e të anketuarve nuk besojnë tek administrata publike, niveli më i lartë ne Rajon. Vetëm 1 % e të anketuarve kanë besim tek administrata publike në raport me 4% që ishte mesatarja rajonale.
93 për qind e shqiptarëve nuk u besojnë njerëzve që takojnë për herë të parë.
Besimi institucional është dukshëm ku partitë politike, mediat sociale, parlamentet, shtypi dhe televizioni janë institucionet më pak të besuara.
“Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen shumë të rezervuar në marrëdhënie me njerëzit”. https://www.panorama.com.al/shqiptaret-nuk-i-besojne-njeri-tjetrit-me-shume-se-cdo-vend-ne-rajon-as-shtetit/
Po përse shqiptarët në Shqipëri sidomos nuk besojnë te njëri-tjetrit?
Sepse akoma është i freskët fakti i ligjit të pashkruar të ishregjimit komunist, ai i spiunimit, përgjimit dhe i vigjilencës komuniste kundër shprehjes, fjalës dhe menidimit kritik kunder regjimit , i dënimit për agjitacion e propagandë, i futjes së frymës së spiunimit edhe brënda families.Edhe sot te të gjitha partitë politike dhe shoqatat në Shqipëri funksionon spiunimi, përgjimi, vigjilenca partiake për të gjetur e zbuluar armiq të partisë e të kryetarëve të partive politike, ku shëmbulli më i mirë janë dy partitë e mëdha ajo Demokratike e Socialiste si kur janë në pushtet ashtu edhe kur janë në opozitë
.Antarët e një komuniteti nuk kanë besim te njëri-tjetri edhe atëhere kur atyre u është zënë prona dhe pasuria nga të tjerët, kur përditë nëpër media qarkullojnë e deri reklamohen ngjarje amorale grabitjeje, kërcënimi, sharje, fyerje, kultivimi e trafikimi droge dhe qëniesh njerëzore e deri vrasjesh nga më ordineret, nuk besojnë te njëri tjetri sepse edhe shteti, drejtësia dhe ligji funksionojnë së prapthi dhe në mënyrë pabesie e korruptive.
Mosbesimi ndërqytetar vjen edhe për shkak të egoizmit,xhelozisë dhe urrejtjes karshi talentit, dhuntisë dhe patriotizmit e ndershmërisë së tjetrit, të cilët bëjnë servilizmin e spiunimin dhe përdorin lloj-lloj marifeti tinzar e djallëzor shpifjesh ,fyerjesh e akuzash për të përbaltur të tjerët. Mosbesimi ndaj njëri -tjetrit ka të bëjë me marrje e trillime thashethemnajash, intriga , mosmbajtje e fjalës dhe as e sektetit konfidencial; ka të bëjë me marrjen dhe “preokupimin” për punët e tjetrit, me “keqardhjen” hipokrite dhe me dëshirimin e dështimit të suksesit e të mirëqënies së tjetrit.
Shqiptarët nuk kanë besim te institucionet e shtetit, as te qeveria, as te politika, pra nuk kanë besim te partitë politike, as te mediat as te presidenti ,as te parlamenti dhe as te mediat sepse të gjitha këto punojnë kundër interesit publik e kombëtar, punojnë tinëzisht, djallëzisht dhe korruptivisht kundër drejtësisë dhe interesit publik.Nuk kanë besim te shteti sepse shteti mbron të fortët dhe nuk u siguron shqiptarëve as jeten, as minimumin jetik, as sigurinë pronësore, arsimimin,shëndetin; as sigurinë juridike dhe as ate ekonomike.

Average Rating