Protestat patriotike rinore nuk kanë nevojë për “mbështetjen” e Berishës, por për largimin e tij

Read Time:1 Minute, 25 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Është fisnikëri politike dhe patriotike që edhe nëse ke ndonjë kontribut politik por kur e shikon se je bërë pengesë dhe kur të ka ikur koha, dhe kur largimi është bërë i pashmangshëm , është mirë që Berisha  të largohet vetë.

Rinia, elita qytetare dhe diaspora janë prej 35 ditësh në protestë kundër regjimit kriminal të korrupsionit, kundër hajdutërisë dhe hajdutëve të politikës e të pushtetit; janë protesta kundër tradhtisë dhe kundër establishmentit të politikës së vjetër që mban peng Shqipërinë, demokracinë, ligjin , progresin dhe patriotizmin; janë protesta që kërkojnë t‘i japin fund tranzicionit neokomunist në Shqipëri.

Këto janë protesta jashtë politikës sepse ato kërkojnë ndëshkimin e të gjithë klasës politike shqiptare të këtyre 35 viteve.

Këto protesta kërkojnë një qeveri teknike  për të realizuar për herë të parë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe demokratike; për të organizuar zgjedhje ku përfaqësuesit e popullit të mos i zgjedhin kryetarët e partive dhe që populli mos të votojë më autokratët dhe pronarët e partive  për interësa të tyre personale.

Në këto protesta për herë të parë kërkohet që të largohet si kryeministri i Shqipërisë ashtu edhe kryetari i opozitës Sali Berisha. Pra Berisha nuk ka pse mbështet protestat, por mbështeja që ai u bën me fjalë protestuesve është jo e moralshe por hipokrite dhe shumë djallëzore e cila i bën dëm të jashtëzakonshëm protestave.

Fakti i një pjesmarrje kaq të madhe në këto protesta , ka atë se në këto protesta këkohet ndëshkimi i qeverisë së  Edi Ramës ashtu edhe ishpushteti dhe opozita e sotme, me kryetarin e përjetshëm Sali Berisha si  politikani komunist i fundit i ishEuropës Lindore komuniste.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post “Tradhëtia” intelektuale ndaj protestave të rinisë patriotike të Qershor-Korrikut 2026
Next post <strong>Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse</strong>