Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës.
Pjesëmarrësit mbanin flamujt e ShBA-ve, Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe pankarta me mesazhet “Not in My Name” dhe “Freedom Has a Name: UÇK”.
Në protestë folën kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka, veterani i UÇK-së, Ekrem Hyseni, ish-kryetari i komunitetit, Nazar Mehmeti, z. Bruno Ceka, Ruzhdi Halili, Agim Halili dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Wylie, z. Gino Mulliqi.
Folësit e cilësuan verdiktin të padrejtë, shprehën besimin e tyre në procesin e apelimit dhe bënë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe në diasporë për mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.
Më shumë storie
Për vrasjen e Arlinda Zekajt, arrestohen dhe ish-vjehrra e ish-kunati i saj
Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës....
Xhelal Sveçla për rastin e Arlindës: Para drejtësisë edhe ata që e dinin rreziku
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër personave të tjerë të dyshuar për përfshirje...
Bruksel: Më 25 nëntor do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër...
GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 23.11.2026 (Adem Beqiri, njëri ndër figurat e ndritura të Mitrovicës dhe anëtar i të ashtuquajturit...
`Jo në emrin tim` proteston para zyrës së BE-së kundër vendimit ndaj Thaçit
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrës së Bashkimit Evropian...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...

Average Rating