Justina Shiroka Pula zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës

Read Time:2 Minute, 15 Second

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Justina Shiroka-Pulën për presidente të Republikës së Kosovës. Në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë. Justina Shiroka-Pula ka marrë 81 vota, Eliza Hoxha një votë, ndërsa dy deputetë kanë abstenuar. Me 81 vota, Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Kosovës.

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Republikës së Kosovës.

Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave.

Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK-u, Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka vijuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Zagreb, ku ka diplomuar në vitin 1984.

Karrierën akademike e ka nisur në vitin 1978 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, fillimisht si asistente e lëndës “Kërkimet Operacionale”. Gjatë karrierës së saj akademike ka kaluar nëpër nivelet e avancimit akademik dhe në vitin 2004 është zgjedhur profesoreshë ordinare.

Gjatë angazhimit të saj në Universitetin e Prishtinës, Shiroka-Pula ka shërbyer si shefe e Departamentit të Menaxhmentit dhe Informatikës, anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe anëtare e Bordit Drejtues të universitetit.

Ajo ka ndjekur gjithashtu studime, programe postdoktorale dhe trajnime akademike jashtë vendit, përfshirë Universitetin e Linzit në Austri dhe Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shiroka-Pula: Kosova duhet të ecë përpara dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë

Justina Shiroka-Pula, presidente e Republikës së Kosovës, ka bërë betimin para deputetëve, duke thënë se do të angazhohet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Pas betimit, ajo tha se e pranon me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza u sakrifikuan. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt, me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, tha ajo.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës
Next post Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, voton ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara