Xhelal Sveçla për rastin e Arlindës: Para drejtësisë edhe ata që e dinin rreziku
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot u arrestuan edhe katër të dyshuar të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekaj. Hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka theksuar se mirëpret çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e krimit.
“Vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla”, ka thënë ai.
Sveçla ka shprehur mbështetjen për institucionet në zbardhjen e çdo rrethane dhe vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda.
“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka përfunduar Sveçla.
Më shumë storie
PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE NË SERBI
Hulumtimi mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi, përveç intervistave, nga media të...
GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 23.11.2026 (Adem Beqiri, njëri ndër figurat e ndritura të Mitrovicës dhe anëtar i të ashtuquajturit...
Xhaferr Deva, simbol i nacionalizmit – Komunistët shqiptarë ideologji e antikombëtarizmit
Skënder Sadri KAPITI “Xhaferr Deva nuk blihet me para se është i pasur. Deva është armiku ynë i përbetuar.Deva duhet vrarë”.-...
Triumfi i Kombit: Shqipëria dhe Kosova duhet të çlirohen nga diktatura e krimit dhe e korrupsionit
Nga Skënder Sadri KAPITI Durrës, 25 o4 2018. Diktaturë, do të thotë shfrytëzim i pakufishëm i fuqisë nga dikush, nga...
Shaip Kamberi: Presim zgjidhje konkrete nga institucionet e reja të Serbisë
Me dy deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë dyfishuar përfaqësimin e...
PROF. SAFETE ROGOVA – FIGURË E SHQUAR E ARTIT SKENIK, E EMANCIPIMIT SHOQËROR DHE E AVANCIMIT TË GRUAS SHQIPTARE
Hysen Ibrahimi - Në Librarinë "Dukagjini", në qendër të Prishtinës, në përurimin e librit "Mrikë, jeta ime II – Letra...

Average Rating