Alice Kearns: Ne mbështetëm Kosovën pas Banjskës, Macron i shet aeroplanë Vuçiqit
Pas vizitës që presidenti francës, Emmanuel Macron ka realizuar në Serbi dhe pas marrëveshjes për shitjen e aeroplanëve luftarakë, ka reaguar deputetja britanike Alice Kearns.
Në një postim në platformën “X”, Kearns ka ngritur një paralele mes dy vizitave të ndryshme.
Ajo ka thënë se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, në fillim të vitit shprehu përkrahje për Kosovën pas sulmit të Banjskës në emër të Mbretërisë së Bashkuar. Tutje ajo thekson se në anën tjetër presidenti francez gjatë vizitës në Serbi, po i shet Vuçiqit aeroplanë luftarakë .
“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjskë shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar ajo.

Më shumë storie
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...
Jennifer MacNaughtan: Rishikimi i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e...
Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të...
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Përfaqësuesit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit...
Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Amelie Frein von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit
Mr.sc.Nue Oroshi Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit nuk kishte vetëm shtrirje kombëtare por ajo ka pasur rrënjët e shtrira...

Average Rating