Ambasada e SHBA-së: Autoblindat po forcojmë kapacitetin mbrojtës të FSK-së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është deklaruar pas pranim-dorëzimit të 50 automjeteve të blinduara për siguri (ASV). për Kosovën.
Në një deklaratë zyrtare, Ambasada ka bërë të ditur se këto mjete ushtarake janë dorëzuar në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program).
“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të dorëzojnë 50 automjete të blinduara për siguri (ASV) për Qeverinë e Kosovës,” thuhet në deklaratë.
Sipas ambasadës, Kosova, përmes burimeve të saj të mbrojtjes, do të angazhohet për t’i sjellë këto automjete në gjendje të plotë operacionale, duke e konsideruar këtë si një tjetër hap në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten derisa ka shpërndarë fotografi nga ceremonia e pranim-dorëzimit, ka thënë se ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
“Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve”, ka thënë Kurti.
Më shumë storie
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...

Average Rating