Anu Prattipati, Kurtit: Serbët e Kosovës të përfshihen në zgjedhje
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në procesin zgjedhor të 12 tetorit.
Ajo pas takimit me Kurtin në një prononcim për media ka thënë se ia ka shprehur kreut të ekzekutivit shqetësimin për veprimet që mund t’ua ndalojnë partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.
“Kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje, po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë Prattipati.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...

Average Rating