Ardita Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar pas protestës së sotme për një protestë për identitet e dinjitet.

Postimi i saj në Facebook:
“Presheva nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës.
Në MARSHIN protestues për IDENTITET & DINJITET e për të ngritur zërin kundër shtypjes e diskriminimit.
– para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar
– në Shtëpinë e Shëndetit u kërkua që ky institucion të mos bëhet shtëpi e diskriminimit
– pranë zyrës së Trupit Koordinues e quajtëm bashkë këtë instituciob Trup Çkoordinues dhe
– para Gjykatës u kërkua rikthimi i këtij institucioni.
Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi.”, ka shkruar ajo.
Sinani theksoi se betejat si shqiptarë do t’I vazhdojnë edhe më tej.
“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona.”, përfundoi ajo.
Më shumë storie
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...

Average Rating