Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Sinani ka shkruar se sot është një ditë e veçantë për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Republikën e Kosovës.
“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, bashkëkombasit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët bënë të mundur miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.
“Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombasve tanë. Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar tutje Sinani .

Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
Nga Xhevahir Cirongu Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
Komuna e Preshevës dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë me marrëveshje bashkëpunimi
Komuna e Preshevës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për...
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës
Shkruan:Mr.Sc.Refik Hasani Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...

Average Rating