
As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë kundër Kurtit…!
Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë

Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në fakt duhet deklaruar ndryshe: jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj.
Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!
Më shumë storie
Zyba Hysa: HYSEN IBRAHIMI, JENI VËRTET NJERI I VEÇANTË
Fjala e Znj.Zyba Hysa, recenzente e librit, e cila shkruan: HYSEN IBRAHIMI, JENI VËRTET NJERI I VEÇANTË, JU JENI NJË ARKIVË...
Reflektim mbi veprën “Rruga e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntor 1912” të autorit Aleksandër I. Bajgora
Hysen Ibrahimi Mitrovicë, 5 tetor 2025 Sot pata nderin e veçantë të pranoja si dhuratë veprën me titull “Rruga e...
UÇK- sot është i gjithë Kombi!
jo vendim i padrejtë në emër të popullit! Protestë kundër padrejtësisë! Liri për çlirimtarët! Lavdi deshmorëve të Kombit! Pas Prishtinës ...
FARUK SPAHIJA – KONTRIBUTI ATDHETAR DHE SAKRIFICA E TIJ JETËSORE ISHTE NË SHËRBIM TË LIRISË SË KOSOVËS
Më 3 tetor 2025 është përvjetori i njëzetë i ndarjes nga jeta, përkujtojmë figurën e Faruk Spahisë, një intelektual dhe...
Shqiptarët përballë kulturës dhe politikës franceze
Eshref Ymeri Hulumtuesi i talentuar, autor i shumë veprave dhe studimeve analitike, të botuara në gjuhën shqipe dhe franceze, i...
“Drenica” e KAPITËVE në Durrës, strehë dhe derë e hapur për luftetaret e UÇK-së
Nga Prof. Dibran Fylli Ishte verë e vitit 1998 kur në Kosovë lufta po zhvillohej në te gjitha zonat. Atje...
Average Rating