Bujar Osmani shpall fitoren: Kemi fituar në pothuajse çdo komunë
Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka shpallur fitoren e këtij kampi politik. Ai thotë se ka marrë rreth 40 mijë vota më shumë se koalicioni VLEN.
Në një konferëncë për media ai tha se kanë shënuar fitore në pothuajse çdo komunë.
“Fitore në Jegonovc, në Haraçinë, në Vrapçishtë, në Studeniçan,në Lukovë, në Bogovinë, në Zhelinë, Gazibabë, Zhelinë, në Pllasnicë, në Resnje, në Çashkë, fitore të jashtëzakonshme në Strugë, në Zelenikovë, në Ohër, në Tetovë, Manastir, Kërçovë,fitore në Saraj, në Kërçovë, në Karposh, fitore në Gostivar, në Kumanovë, në Çair, në Dibër, gjithandej në Republikë” tha mes tjerash Osmani.
Ai tha se kjo fitore tregon se Fronti Evropian po ngritet në një lokomotivë për të ardhmën evropian të vendit.
“Në emër të frontit dua tu jap fjalën se vota juaj është detyrimi im. Dëshiroj t’i them dicka kundërshtarit tim. Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë me respekt, duhet të pranojmë vullnetin e popullit”, tha Osmani.
Ndërkohë, deri më tani, sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për president.

Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating