Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij

Read Time:1 Minute, 45 Second

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit këtë po e realizon Shoqata “Lekë Dukagjini”Shpenadi-Prizren

Nga Nue Oroshi

Sa herë që bëhen gjëra të mira në vendlindje ndihem dy herë i gëzuar.Në njërën anë që po vjen diçka e re në vendlindjen time e në anën tjetër se po rikthehën figurat tona historike që iu takojnë trojeve Arbërore. Këtë gëzim ma sollën qytetarët e fshatit Shpenadi të Prizrenit, fshati me i afërm me fshatin tim të lindjes Caparcin, të cilët në këtë vit u mobilizuan dhe përmes një koordinimi të përbashkët në mes të mërgimtarve dhe banorëve që jetojnë në këtë fshat ata themeluan Shoqaten” Lekë Dukagjini”,mlodhën mjetët dhe morën aksionin për kryerjen e tri projekteve në këtë fshat: vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit,rregullimin e varrezave të fshatit që janë varreza të vjetra, si dhe meremetimin e selisë se Shoqatës pikërisht në këtë fshat.Ky aktivitet i mbarë me shtyri që edhe unë të bëj diç për këtë vendlindjën time se jemi rritur dhe shkolluar bashkë me këta veprimtarë atdhetar në një shkollë.Me këtë i propozova kryesisë së Shoqatës “Trojet e Arbrit” që pikërisht në këtë ditë ta mbajmë në qytetin e Prizrenit një sesion shkencor madhështor për Rolin e Dukagjinasve në historinë shqiptare.

Pas përfundimit të këtij sesioni shkencor që do të mbahet më 2 Nëntor 2025 ,të gjithë bashkë do të shkojmë në fshatin Shpenadi ku aty na presin veprimtarët e vyer të Shoqatës “Lekë Dukagjini” . Kjo shoqatë në këtë ditë do të bëjnë tri organizime: zbulimin e bustit të Lekë Dukagjinit një vepër e mrekullueshme e skulptorit Fiqiri Kasa, me pas do të shkohet tek varrezat e fshatit që janë varreza shumë të vjetra dhe që mërgimtarët e këtij fshati i kanë rinovuar komplet,ku do të bëhet bekimi i varrezave si dhe do të hapet edhe selia e Shoqatës ” Lekë Dukagjini”.

Këto tri projekte të Shoqatës “Lekë Dukagjini” dëshmojnë se kur mërgimtarët shqiptarë bashkohen me bashkëfshatarët e tyre në vendlindje dhe punojnë me përkushtim të përbashkët, rezultatet dhe sukseset nuk mungojnë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosovë: Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re
Next post JA PSE POLITIKA KOSOVARE KA DËSHTUAR NGA KRIZA ARROGANTE E ALBIN KURTIT