Çupiq: Nëse vërtetohen si të sakta xhirimet nga droni “vaj halli” për Serbinë
Profesori nga Beogradi, Çedomir Çupiq ka komentuar në televizionin opozitar serb Nova ngjarjet në Banjskë të Kosovës.
Profesori Çupiq ka deklaruar se ajo që ndodhi në Banjskë është diçka shumë e dëmshme për Serbinë.
“Ata që kryen këtë veprim në Banjskë, që veprun sikur se hajdutët dikur, e kanë futur tërë Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të palakmueshme dhe kur një grup i personave të armatosur merr në dorë kokë në vete për ta zgjidhur një çështje atëher kemi të bëjmë me terrorizëm”
“Radojçiqi që u faktua se është shkaktar i kësaj situate shëtitet lirshëm nëpër Serbi ndërsa organet shtetërore serbe as që e arrestojnë, kjo është skandaloze” ka deklaruar profesori Çupiq
Çupiq ka komentuar edhe ikjen e grupit që sulmoi policinë e Kosovë duke shtuar se “ata që xhiruan grupin duke ikur kan mundur që përmes dronit ta shkatrrojnë dhe eliminojnë secilin nga ata por janë përmbajtur që mos të shkaktojnë gjakderdhje më të madhe”
Në fund ai ka deklaruar se “nëse vërtetohen si të sakta xhirimet që po i prezanton pala kosovare atëher vaj halli për Serbinë për pasojat që do t’i bartë. Unë mendoj se xhirimet i ka kryer NATO dhe nuk e di se si do të arsyetohen organet shtetërore serbe” ka përfunduar Çedomir Çupiq.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating