Depertimi grek ne Shqiperi

Read Time:6 Minute, 24 Second

1990-1996
Maluka 2025


Autori ёshtё ish i burgosur politik gjatё regjimit komunist, ish drejtor pёr Diasporёn nё Ministrinё e Jashtёme tё Shqipёrisё (1992-1996), i arratisur nga Peja nё Shqipёri nё vitet 1950.
Mbi bazёn e dokumenteve dhe kujtimeve vetiake, ai shtjellon ecurinё e ndikimit grek nё shtetin e ri demokratik qё u vendos nё vitin 1992.
Libri pёrbёn edhe njё kronikё tё ngjarjeve, si ditar, qё pasqyrojnё kёtё dukuri, pёrpjekjet e diplomacisё sonё tё re pёr tё pёrballur sulmin e gjithanshёm tё qarteve zyrtare dhe jo zyrtare greke pёr helenizimin e Shqipёrisё, pёrkundёr mbёshtetjes sё Shqipёrisё nga vendet e tjera demokratike mё tё mёdha nё BE e jshte saj.
Po jap framente tё shkurtёra nga libri

f.21
Nё vitin 1920 (dhjetor) Shqipёria u pranua antare e Lidhjes sё Kombeve. Atёhere ishte miratuar Traktati i tё drejtave tё pakicave kombёtare. (10 gusht 1920). Pёr pakicёn shqiptare nё Greqi vlente dispozita “pёr sigurimin e arsimimit nё gjuhёn amtare” . Por
⦁ Kartalis deklaraonte mё pas se “Qeveria greke pёr arsye juririke e politike, nuk mund ta vё nё zbatim marrёveshjen e Sevrёs pёr mbrojtjen e pakicёs shqiptare para se ajo tё miratohet nga parlamenti grek”.
Mjerisht, edhe sot ky traktat i firmosur nga Shqipёria dhe Greqia nuk zbatohet..

f.47
Mёrgata shqiptare nё SHBA kishte arritur tё forcohej mjaft, tё krijonte lidhje tё forta me kongresmenё, senatorё dhe autoritete tё tjera tё administratёs amerikane. Mund tё pёrmenden prof. Sami Repishti, biznesmeni Ekrem Dardha, dr. Agim Leka, Afrim Karagjozi etj. Ishte kapёrcyer koha kur kosovarёt (shqiptarёt jashtё Shqipёrisё- shёnimi im-B.S.) i mbanin sytё vetёm kah Tirana zyrtare me shpresёn se ajo do thosh ndonjё fjalё nё forumet prestigjioze pёr gjendjn e rёndё e tё pashpresё tё Kosovёs nёn diktaturёn e Milosheviҫit.

Pse u soll Ramiz Alia kaq refuzues ndaj kosovarёve dhe nuk mori kontakte me ta kur nё shtator 1990 shkoi nё OKB, por u shpreh se “kosovarёt kanё punёn e tyre, ne kemi tonёn”. (ishte fjala pёr Kushtetutёn e miratuar nё korrik).

f. 64
Nё Konferencёn e ministrave tё jashtёm tё Ballkanit nё Tiranё (1990) ai e trajtoi gjendjen e kosovarёve brenda statusit tё tyre si pakicё kombёtare edhe pse kish ndodhё manifestimi i Vidovdanit nё Fushё Kosovё, suprimimi i autonomisё dhe gjithё ato akte dhune atje.

f. 88
Gjatё takimit tё Mёhill Markut me zonjёn Cuderu kjo e fundit u shpreh
“(Pёr konsullatёn greke nё Gjirokastёr) duhet njё ndёrtesё e bukur, madhёshtore ku tё valvitet dinjitoz flamuri grek” (pranё hotel Turizmit).

f.91
Papakostandini duke shprehur mendimet e Micotaqisit tha se “shqiptarёt e Maqedonisё kanё tё drejtё pёr vetёvendosje” Kёtё nuk e kёrkoi pёr shqiptarёt e Kosovёs, pasi sipas kushettutёs, Kosova ishte pjesё e Serbisё..

f.94
Para mitropolitit tё Kosturit, Sebastianos me 14 shkurt 1992, nё prani tё 500 vetёve minoritarё nga Dropulli, Pogoni etj dhe shtetas grekё u hodhёn parrullat:

Vorio Epiri ёshtё Greqi
Kufijtё e Vorio Epirit nuk janё kёtu
Sebastianos, ta dish, jemi me ty!

f.98
Nё Sarandё me 9 mars 1993, zonja Cuduru u shpreh pёr ҫamёt

Ata kanё bashkёpunuar me gjermanёt si “kolaboracionistё” dhe opinioni ndaj tyre edhe sot ёshtё shumё i acaruem.
Arian Strova u pёrgjigj se kёta “kolaboracionistё nuk janё e tёrё popullsia ҫame e dёbuar nga tokat e veta”.
Esat Myftari shtoi se ҫamёt jo vetёm njё herё janё dёbuar nga shtёpitё e tyre nё Greqi. Veҫ kёsaj ata edhe sot diskriminohen prej ambasadёs tuaj nё dhёnien e vizave hyrёse nё Greqi,

f.100
Pyetjes sё vetme tё gazetarit shqiptar pёr arvanitasit, zonja Cuderu iu pёrgjigj

“Nё Greqi nuk ka komunitet arvanitas. Shqip si gjuhё tё dytё mund tё dinё edhe spanjollёt e tё tjerёt”.- shtoi ajo me cinizёm.

Kur Estat Myftari shkoi nё TVSH pёr bisedё, intervistuesi iuu lut tё ishte i kujdesёshёm, sepse mbas pak ditёsh kolektivi i tyre do merrte 50 pako ndihma nga Greqia, falё kujdesit pёrsonal tё Hirёsisё sё Tij, Janullatos.
Ai iu pёrgjigj se “ato qё do them nuk mund tё kushtёzohen me pakot e njё Janullatosi.”

Pas pak ditёsh takoi nё Fatos Bejёn, kёshilltarin e Berishёs, i cili me buzёqeshje “miqёsore” i thotё “tё jsh i sigurt se edhe ne mendojmё si ti, por interesi e donte qё tё largonim nga Komisioni”
(ishte fjala pёr njё komision qё takohej me homologun e vet grek herё nё Sarandё, herё nё Korfuz).

f.131

Disa individё nё Korҫё, nё emёr tё PPDNJ dhe Omonias dhe Shoqatёs vllaho-rumune propozuan heqjen e bustit tё Asdrenit dhe zёvёndёsimin e tij me njё pllakё pёrkujtimore tё ish konsullit tё parё grek nё Korҫё, Jorgo Seferis si dhe lartёsimin e vlerave shpirtёrore tё dhespotit grekoman Foti

Kujtojmё vargjet e Asdrenit

Dy zotёr tё pashpirt, mё tё egёr se dy bisha
Mbi nj’anё serbi, pis i poshtёr gjakatar
Ndaj tjetrёs greku dhelpёr, vrasёs gёnjeshtar
Dy faqezezё pa perёndi, me kryqe e kishё.

Kёto i acaronin filogrekёt.

f.153
Ministri Serreqi deklaroi nё Parlament

“Ne nuk duhet tё kemi asnjё kompleks dhe asnjё ҫoroditje qё integrimi europian, e mbi tё gjitha, problemi madhor mbarёshqiptar nuk kalon nёpёr asnjё kryeqytet tё botёs, nuk kalon nёpёr asnjё parti cilado qoftё e kujdoqoftё dhe aq mё pak nёpёr Athinё e nёpёr PASOK. Ato janё pronё mё shumё se kurrё nё dorёn e shtetit sovran e demokratik shqiptar.”

f.159

Vendimi pёr rikthimin e vizave ndaj qytetarёve grekё qё hynё nё Shqipёri u muar si masё reciprociteti ndaj dёbimit tё dhunshёm tё emigrantёve shqiptarё tё punёsuar nё Greqi nga kjo e fundit.

f.179

Lidhur me referendumin e 1994, drejtuesi i Partisё Socialiste Servet Pёllumbi u premton minoritarёve se
“dёshtimi i referendumit do sigurojё qё Janullatosi tё mbetet drejtues i KOASh.”

f.201

Teodoros Pangalos deklaroi

“Tё pesё minoritarёt (e arrestuar pas masakrёs sё Peshkёpisё- shёnimi im B.S.) ka shumё mundёsi tё kenё qenё tё lidhur me komandot greke. Pёr 11 muaj qeveria greke i ndёrpreu marrёdhёniet greko-shqiptare dhe kjo sepse Shqipёria gjykonte njerёz qё sipas tё gjitha shenjave mbanin lidhje me komandot greke”.

f.205
Lidhur me bashkёpunimin e disa minoritarёve me ekstremistёt vorio epirotё

Kjo kategori njerёzish qё, para pluralizmit, i kishin shёrbyer regjimit enverian, nё kushtet e reja po jepnin prova tё tjera tё karakterit tё tyre tё dyfishtё, ashtu sikurse i kishte mbrujtё fati i tyre historik dhe rrethanat tipike tё socializmit shqiptar. Por tash qё kishte ardhur ora e shumёpritur prej tyre, ata po e ndjenin veten jo vetёm grekё me gjuhё e sentiment, por edhe me megolaminё karakteristike “Helene”, kёshtu qё shёrbimet e reja po i kryenin me ndёrgjegje tё qetё e mbidozё pёrkushtimi.

f, 209

Gjatё viteve 1991-1993 nga pёrfaqёsues tё Omonias u janё dёrguar disa letra personaliteteve tё Greqisё ku kёrkohen edhe

Armatosja e popullsisё vorio epirote
Ndihmё pёr lёvizjen e lirё tё njerёzve
Omonia tё kthehet nё nje qeveri tё vogёl tё pashpallur

f. 245

Numri i popullsisё arvanitase nё Greqi ёshtё shumё i madh (deri nё dy milionё)

Por nё bisedimet me zotin Serreqi, Papulias thotё

f.281
Ёshtё hera e parё qё unё dёgjoj pёr problemin arvanitas.

Zoti Serreqi i thotё “ёshtё hera e tretё qё unё ua kam thёnё personalisht..”
Papulias
Duam fakte pёr kёtё, nё se i keni, na i jepni. Keni gjёra konkrete pёr ta, ku jetojnё ?
Pёr problemin ҫam kam vёrejtje. Minoritarёt luftuan bashkё me shqiptarёt pёr ҫlirimin e Shqipёrisё madje dhanё shumё dёshmorё nё krahasim me popullsinё. Por ҫamёt bashkёpunuan me fashistёt.

Serreqi
Nuk e vё nё dyshim qё bashkёpunёtorё ka pasur si te grekёt ashtu edhe te ҫamёt. Por nga Greqia u larguan bashkёpunёtorёt e fashistёve dhe ata qё donin tё vendosnin regjimin komunist. Megjithatё qeveria greke i lejoi ata tё ktheheshin nё Greqi, ndёrsa ҫamёt jo. Tani kanё kaluar dy breza dhe ju ende zhvilloni luftёn e klasave pёr ҫamёt si nё kohёn e Enverit.

Mblodhi Bardhyl Selimi, 25 tetor 2025

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Votë në emër të Atdheut!
Next post Pas leximit të një polemike të ambasadorit rus Aleksej Zajcev