Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KiE).
Në një video të ndarë nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Volkmann shfaqet duke mbajtur fjalimin e tij të parë në Bundestag, ku shpreh mbështetje të fortë për Kosovën, në kuadër të debatit për zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.
‘Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me një mbështetje të fuqishme për Kosovën,’ shkroi Ajeti në Facebook.
Deputeti Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, një nga mbështetësit historikë të pavarësisë së Kosovës, kërkoi respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Në fjalimin e tij, Volkmann i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të ndërmarrin hapa konkretë drejt njohjes së saj, duke e cilësuar këtë një domosdoshmëri për stabilitetin rajonal dhe për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Më shumë storie
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...

Average Rating