Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
Ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kanë votuar vetëm 57 deputetë pro emërimit të saj.

Albulena Haxhiu nuk ka arritur të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë.
“Konstatoj se Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, 20 vota kundër dhe 3 abstenime nuk e ka votuar kandidaten e propozuar për kryetare të Kuvendit nga LVV”, ka njoftuar Avni Dehari.
Dehari kishte njoftuar gjatë fillimit të votimit, se në sallë ishin 118 deputetë. Seanca vazhdoi me një pauzë të shkurtër.
Lëvizja Vetëvendosje si partia me më së shumti vota, ka propozuar për kryeparlamentare të legjislaturës së nëntë emrin e saj.
“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon Albulena Haxhiun”, ka thënë nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.
Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar për herë të dytë emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe prap nuk ka arritur të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së nëntë.
Z. Avni Dehari ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, 20 vota kundër dhe 3 abstenime nuk ka arritur të zgjidh kryetaren e Kuvendit të Kosovës.
Seanca është shtyrë për të hënën ora 15.00
.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...

Average Rating