Diplomaci mjerane

Read Time:3 Minute, 41 Second

Nga Elmas Leci

(pёr tri periudha tё marrёdhёnieve
me Jugosllavinё 1945-1948
me Bashkimin Sovjetik 1948- 1961
me Republikёn Popullore tё Kinёs 1961- 1978)

Botimet Artet grafike
2025

Prof. Dr. Koloneli Elmas Leci, njё studiues i njohur jo vetёm pёr ҫёshtjet ushtarake por edhe ato gjeopolitike e shoqёrore, me veprat e tij ka hedhё dritё mbi ngjarjet historike tё Shqipёrisё e mё gjerё duke i trajtuar ata nёn dritёn e dokumenteve arkivore, pёrkundёr klisheve zyrtare tё epokёs enveriste.
Vepra nё shqyrtim, tepёr vёllimore, ngёrthen nё rreth 450 faqe tri periudha tё pas luftёs sё dytё botёrore: marrёdhёniet me Jugosllavinё Titiste, me Bashkimin Sovjetik Stalinist dhe Hrushovian dhe me Kinёn e Mao Ce Dunit.
Nёntemat qё trajtohen kёtu janё shtjelluar pjesёrisht edhe mё parё nё libra dhe artikuj tё veҫantё tё zotit Leci, por kёtё radhё mё plotёsisht dhe me fakte tё reja.
Siҫ dihet jugosllavёt kishin ndikuar fuqishёm nё themelimin e Partisё Komuniste Shqiptare qё nё nёntor 1941 dhe mё tej, gjatё tёrё luftёs nacional – ҫlirimtare. Synimi i tyre pёrfundimtar ka qenё gjithnjё pёrfshirja e Shqipёrisё Londineze nёn Jugosllavinё komuniste. Kёtij synimi i pengonte qendresa e komunistёve idealistё shqiptarё dhe partitё nacionaliste (Balli Kombёtar dhe Legaliteti), prandaj strategjia e titistёve ishte mёnjanimi dhe mundёsisht zhdukja e kёsaj qendrese. Dihet ҫfarё ndodhi me Marrёveshjen e Mukjes tё gushtit 1943 dhe atё tё Bujanit nё ndёrrimin e viteve 1943-1944. Po ashtu, dёrgimi i dy divizioneve tё UNҪ tё Shqipёrisё nё Kosovё e Maqedoni “nё ndihmё tё partizanёve jugosllavё pёr “ҫlirimin” (lexo nёnshtrimin e nacionaliste shqiptarё atje).
Nёn dritёn e dokumenteve arkivore zoti Leci e trajton kёtё nё nёntemat:
“Operacioni i dytё “ҫfarosёs” i partizanёve nё Kosovё (f.33-39)
“Masakra e Tivarit dhe koncepti pёr “tokёn e askujt” (f.59-65)
Marrёdhёniet me jugosllavёt qё “e shitёn” Kosovёn (f.103-127)

Ҫlirimtarё apo uzurpatorё partizanёt tanё nё Kosovё (f.137-149)

Enver Hoxha i ka quajtur kosovarёt minoritarё dmth pa atdhe (f.127-137)

Dy urdhёra qё asgjёsuan nacionalistёt nё Kosovё (f.187-193)
Enver Hoxha jetёsues i “Marrёveshjes Zog-Pashiq” (f.193-203)

Ka ekzistuar mendimi qё Stalini u prish me Titon pёr shkak tё Shqipёrisё, qendrimit jugosllav ndaj Shqipёrisё. Pёrmendet kёrkesa jugosllave e janarit 1948 pёr dislokimin e njё divizioni jugosllav nё zonёn e Korҫёs, ndaj tё cilёs Enver Hoxha iu pёrgjigj pozitivisht por njёkohёsisht njoftoi ambasadorin sovjetik Ҫuvakin. Autori e sqaron qё kjo kёrkesё e cila ishte zbuluar nga shёrbimet sovjetike paraprakisht shёrbeu vetёm si njё kleҫkё pёr vendimin e Informbyrosё pёr pёrjashtimin e Jugosllavisё, por arsyet madhore qenё tё tjera (ideja e Titos pёr Federatёn Jugosllavi- Bullgari- Greqi, ku ai tё ishte kryesori, pёr qendrime tё tjera tё Titos rivalizuese.
Afrimi me Stalinin e shpёtoi Enverin nga rёnia prej pushtetit absolut dhe e largoi atё pёrfundimisht nga padroni i vjetёr.
Por ardhja e sovjetikёve tё rinj me Hrushovin nё pushtet sёrish e tmerroi udhёheqёsin shqiptar, tё cilin liberalizimi i rrezikonte sёrish karrigen. Kjo trajtohet nё nёntemёn:
Pёrse u refuzua liberalizimi sovjetik nga Enver Hoxha (f.237-263)
dhe
E fshehta e vizitёs sё Hrushovit nё Shqipёri (f.275-285)

Qё nё vitin 1956, kur Hrushovi e sulmoi Stalinin rrёnjёsisht, Enver Hoxha bёri njё vizitё nё Kinё ku shpresonte tё gjente ende stalinistё si veten dhe mori shumё shpresa.
Kjo trajtohet nё nёntemёn
Vizita e vetme nё Pekin qё e shpёtoi Enver Hoxhёn (317-326)

Dihen tashmё ndihmat e pakursyera tё Kinёs sё Mao Ce Dunit pёr Shqipёrinё nё fushёn ekonomike dhe ushtarake. Kёto ndihma, sipas autorit, e shtuan edhe despotizmin brenda vendit ((f.333-341) dhe (f.367-381)
Por pёrsёri ruajtja e pushtetit personal solli edhe ftohjen dhe prishjen me kinezёt, sidomos pas vizitёs sё Kisingerit dhe presidentit amerikan Nikson nё Pekin (1971) dhe ndryshimit tё kursit ekonomik dhe politik tё superfuqisё sё re aziatike.
Kjo trajtohet nё nёntemat
Pёrse Enver Hoxha “ia faturoi puҫin ushtarak” kinezёve (f.395-411) dhe
Konflikti absurd pёr Kinёn. Pёrse? (f.421-431)

Nё nёntemёn nё mbyllje
Fundi i njё rituali politik, tri herё i pёrsёritur (f.441-448)
autori shpjegon:
Prishja nё atё kohё e Enver Hoxhёs me kinezёt nga analistё tё ndryshёm, nё fakt ёshtё etiketuar si njё ritual politik “akrobatik tri herё i pёrsёritur”
1.me jugosllavёt
2.me sovjetikёt dhe
3.me kinezёt.

Tri herё nё miqёsi dhe armiqёsi, i njёjti ritual. Pas prishjes me kinezёt Enveri mbeti pa pikё mbёshtetje.
Pёr mё hollёsisht, autori ka pranuar tё ofrojё nё vijim fragmente tё tёra nga libri i tij

Konspektoi Bardhyl Selimi, 29 tetor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Siria njeh pavarësinë e Kosovës