EKSPOZITË PERSONALE, ME AKUARELE,
E PIKTORIT SHQIPTARO-AMERIKAN, SERGIO BITICI
Me 8 të qershorit 2022, ora 18.00-20.00, në Restaurant Piano Bar Piazza në Tiranë (Sheshi “Harry Truman”. Rruga “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Historik Kombëtar), do të jetë Hapja e Ekspozitës Personale me akuarele e piktorit shqiptaro-amerikan, SERGIO BITICI.
Kuratori (përkujdesori) i Ekspozitës është piktori Buron KACELI – Mjeshtër i Madh.
Kjo Ekspozitë pritet të ketë vizitorë të shumtë, personalitete të artit e të kulturës, artdashës nga Shqipëria e Kosova dhe Rajoni Ballkanik Shqiptar si dhe nga Diaspora Shqiptare në Amerikë dhe Europë, pasi piktori i kësaj Ekspozite Personale, Sergio BITICI, përveçe është i njohur si piktor me punimet e ekspozitat e tij, me publicistikën mediatike, studimet, librat e tij monografik të botuar në Amerikë, njiherit është dhe një nga veprimtarët e shquar atdhetar e kulturor, lobues e kontribues gjysëmshekullor për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për Demokracinë në Shqipëri, për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
I urojmë suksese piktorit Sergio BITICI me këtë ekspozitë personale në Atdheun e Tij të Shenjtë, në Tiranë, metropolin shqiptar, pasi kjo ekspozitë është njiherit dhe pjesë e mirë e veprimtarisë së tij atdhetare e kulturore për Kombin Shqiptar.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 6 qershor 2022

Më shumë storie
Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
Nga Xhevahir Cirongu Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha...
Ddoli nga shtypi libri me titull “Shtëpia Magjike”
Hysen Ibrahimi, redaktor i librit Sot, më 2 mars 2026, doli nga shtypi libri me titull “Shtëpia Magjike”, roman, i...
Receta pa komb
Saimir A. Lolja Helga’s secret Tiranё 2017 Kёtё libёr ma dhuroi zoti Virtyt Sokoli, jurist, veprimtar atdhetar. E lexova ngadalё,...
Doli nga shtypi libri i titulluar “Nejra e zgjuar” e autorës Nejra Cej, nxënëse e shkollës së mesme
Sot më 24 shkurt 2026, doli nga shtypi libri i titulluar “Nejra e zgjuar” e autorës Nejra Cej, nxënëse e...
Pse?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse kaq shumë parti e politikanë dhe kaq pak demokraci Pse kaq shumë shkolla, ”profesorë dhe akademikë”...
Andrra e jetës
Oh jetë e shej't e pa jetuemeUjvarë gëzimi qi bjen mbi mueN'heshtjen teme plot me mallë Sa herë për ty...

Average Rating