Eshref Ymeri: Kryearmiku i kombit shqiptar, Edi Rama, i vret njerëzit urtë e butë
Intelektuali i shquar, Prof.dr. Enver Bytyçi, në analizën me titull: “Mercenari, banditi dhe rrugaçi më i madh i këtij vendi është vetë Ramaduro!”, të botuar në Portalin “Bota Sot”, të datës 25 janar 2026, shkruan:
“Bota ka parë shumë diktatorë. Disa prej tyre megjithëse mizorë, kanë qenë seriozë dhe te publiku nuk janë shfaqur as si mercenarë, as si rrugaçë! Edhe banditizmin përpiqeshin ta fshihnin, së paku, në të gjallë të tyre. Por Edi Rama, alias Ramaduro, është diktatori mizor i një lloji të veçantë. Edhe rrugaç, edhe mercenar, edhe bandit me pushtet. është mercenar i Sorosit dhe, mbi të gjitha, mercenar i Aleksandër Vuçiçit…”.
Ka shumë të drejtë Profesori i nderuar Enver Bytyçi. Megjithatë, Ramës mund “t’i falet” banditizmi, mercenarizmi dhe rrugaçëria, sikur të mos i lejonte vetes vrasjen urtë e butë të popullit shqiptar.
Gati dy vjet më parë, pikërisht në faqen e internetit të gazetës “Standard” të datës 28 mars 2024, ishte botuar informacioni me titull: “Mjeku Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri vdesin çdo ditë 9 persona nga kanceri”.
Në një tjetër informacion thuhet:
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar se pjeshkët e importuara nga Greqia përmbajnë nivele të larta të pesticideve, mbi normën e lejuar, duke përbërë rrezik për shëndetin e konsumatorëve” (Citohet sipas: “AKU bllokon pjeshkët nga Greqia, rrezik për shëndetin nga pesticidet”. Faqja e internetit “Publik”. 24 shtator 2025).
Shumë më alarmant është një informacion i kohëve të fundit. Në këtë informacion nënvizohet:
“Gati 25 ton misër i kontaminuar nga Serbia është shitur në fermat blegtorale në Shqipëri, duke ekspozuar qytetarët ndaj një substance kancerogjene. AKU dështoi të ndalonte në kohë këtë ushqim të rrezikshëm, që mund të ketë prekur qumështin dhe nënproduktet e tij”. (Citohet sipas: “Misri “helmues” nga Serbia. AKU dështoi të mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale” (Faqja e internetit “Ora News”. 09 janar 2026).
Vetvetiu lind pyetja:
Cila është arsyeja që produktet ushqimore serbogreke importohen me shumicë?
Ja përgjigjja në vijim:
“Fermerët e zonës së Korçës kanë shpallur falimentin pasi prodhimet e tyre u kanë mbetur stok dhe tashmë ato po kalben. Dhjetra bujq të zonës, që kultivojnë qepë, thonë se produktet e tyre nuk shiten, pasi shteti nuk frenon importin, duke bërë që prodhimi vendas të hidhet në kanal…” (Citohet sipas: “Prodhimet e fermerëve të Korçës nuk shiten: Shteti nuk na jep subvencione, nuk po frenon importet”, Faqja e internetit “Syri TV”. 09 mars 2025).
Pra, që t’i kthehemi edhe një herë analizës së Prof.dr. Enver Bytyçit, banditizmi, mercenarizmi dhe rrugaçëria e Ramës, nuk është asgjë para vrasjes së njerëzve nëpërmjet ushqimeve kancerogjene, të importuara nga Greqia dhe nga Serbia.
Zhdukja e shqiptarëve nga ana e shovinizmit serbogrek është vendosur në një kuadër juridik 182 vjet më parë. Më 5 qershor 1844 pati lindur dhe qe zyrtarizuar për herë të parë nga Greqia platforma ideologjike Megali Idea (Idea e Madhe) kundër shqiptarëve. Asokohe kryeministër ishte Jani Koleti (1773-1847) Po atë vit, më 15 qershor, edhe Serbia, kur kryeministër ishte Ilija Garashanini (1812-1874), vuri në themel të politikës së saj të ashtuquajturën “Naçertanie” (Projekt), për shfarosjen e shqiptarëve.
Para disa vjetësh, në njërën prej faqeve të internetit, qe botuar njoftimi në vijim:
“Më 12 dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm,.. bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizite ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra, me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke, që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke” (Citohet sipas: “Perse Edi Rama e mban të fshehtë Urdhrin “Kalorës i Kishës greke””? Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).
Pra, vetvetiu vjen përfundimi se fajtor kryesor, deri në përmasat e një krimineli të regjur për vdekjen nga kanceri të 9 shqiptarëve në ditë, është vetëm Edi Rama, që ka braktisur fermerët shqiptarë, të cilët duhej të furnizonin tregun me produkte të shëndetshme bujqësore, ndërkohë që Greqisë dhe Serbisë ua ka hapur portat kat e kat për të helmuar njerëzit me produkte kancerogjene. Kësisoj, Rama po zbaton urtë e butë Megalidenë dhe Naçertanien për shfarosjen edhe të atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur, pas largimit për në emigracion të më shumë se 40% të popullsisë, për t’i shpëtuar lakut të varfërisë.
Kaliforni, 10 shkurt 2026

Average Rating