
Fjala e redaktorit të librit, z. Shaqir Foniqit, në vend të parathënies
GJUHA SHQIPE SA E MIRË, SA E DLIRË

Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…
Sipas statistikave të vitit 2015, në botë fliteshin rreth 7100 gjuhë!
Gjuha është ajo që i dallon kombet dhe është elementi kryesor i një kombi të lashtë me kulturë e identitet!
Prandaj, jo më kot rilindësit tanë gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë zonjë” (Fishta), ndërsa poeti tjetër kombëtar, Naim Frashëri, gjuhën shqipe e quan «gjuhë të Perëndisë»!
Studiuesit e pasionuar gjuhën shqipe e cilësojnë si bazë të të gjitha gjuhëve të botës.
Hysen Ibrahimi ka gjetur një metodë të re për ta vlerësuar gjuhën tonë, duke botuar librin e tij të radhës me titull domethënës dhe apelues «Duaje gjuhën tënde», përmes të cilit apelon që kjo gjuhë të kultivohet e të dashurohet kudo ku ka shqiptarë!Autori Hysen Ibrahimi duke jetuar jashtë e din më së miri se nga i vjen rreziku gjuhës shqipe, prandaj ka marrë këtë veprim, të cilin duhet përkrahur dhe përshëndetur me zell të madh, uroj që libri ta arrijë misionin e vet parësor: dashurinë për gjuhën shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane.
Autorin e përgëzoj për librin e dobishëm dhe shumë të rëndësishëm, mesazhi i të cilit përherë mbetet aktual, si një areal kombëtar.
Shaqir Foniqi, publicist
[1]U lind më 27 tetor 1952 në fshatin Bujan (ish-Llazicë), komuna e Klinës, ku edhe mbaroi gjimnazin «Luigj Gurakuqi». Më pas kreu Fakultetin Juridik, dega Gazetari-Diplomaci në Prishtinë. Meqë ishte bursist, filloi punën në TVP (Televizioni i Prishtinës), e më pas në RTK (Radio Televizioni i Kosovës), ku punoi për dyzet vjet. Foniqi ka përcjellë kryesisht sferën e kulturës, ku ka lënë gjurmë të thella. Ai është cilësuar edhe «Maestro» i gazetarisë, si dhe është laureat i shumë mirënjohjeve kombëtare.
Shaqir Foniqi, ndër të tjera, është edhe Ambasador i Paqes, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë «Papa Klementi XI Albani» në Suedi. Ka botuar gjithsej 24 libra të zhanreve të ndryshme.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Average Rating