Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i ka quajtur grafitet të papranueshme dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës.

Mustafi, që është këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional. “Në gusht u thye billbordi i Komandant Lleshit, një figurë e dashur për shqiptarët e Luginës, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale. Sot, kemi “Ratko Mladiq” me të kuqe në qendër të qytetit. E njohim mirë këtë stil: nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre”, ka shkruar Mustafi në Facebook. Lidhur me këto grafite kanë reaguar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.
Më shumë storie
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...

Average Rating