James O’Brien kërkon themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në platformën “X”, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Më shumë storie
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...

Average Rating