Jehona dardane e futbollit dhe e Republikës së Dardanisë

Read Time:1 Minute, 24 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Respekt dhe mirënjohje përfaqësueses së futbollit të Republikës së Dardanisë. Të jesh patriot do të thotë që të ndjehesh krenar , mirënjohës dhe dashamirës i të gjithë atyre të cilët japin dhe kontribuojnë për kombin, për lartësimin dhe madhështinë e tij;të ndjehesh krenar për kombin të cilit i përket duhet të jesh mirënjohës  karshi atyre që kanë sakrifikuar e kontribuar për atdheun qofshin ata heronj, intelektualë, artistë, sportistë, gazetarë etj.

Këtë shkrim më shtyu për ta shkruar rezultati fenomenal i përfaqësueses së Kosovës në futboll, e cila triumfon për ditë e më shumë në stadiumet e Europës, e cila jehon dhe përhap fuqishëm  prestigjin dhe autoritetin kombëtar të Shtetit të Dardanisë.

Futbolli dardan tashmë jo vetëm si sport por ai po triumfon edhe si “politikë e diplomaci”  në njohjen e Shtetit të Kosovës jo vetë nga diplomacitë e shtetet e botës por edhe nga miliona e miliona njerëz të botës më të madhe, të asaj sportive të shteteve e kombeve të planetit.

Për Dardaninë shkruajnë në faqen kryesore gazetat më të mëdha të botës, japin lajme sportive për Përfaqësuesen shqiptare të Kosovës televizionet dhe mediat sportive botërore. Përfaqësuesja e Kosovës, jehona e rezultateve të saj  tashmë në botën e madhe të sportit ka lënë pas edhe shtete të mëdha prej miliona banorësh.Mirënjohje e thellë edhe për të gjithë ata dashamirës sportivë të tifozerisë patriotike  dardane të cilët e mbështesin fuqishëm kudo përfaqësuesen e futbollit dardan.Tashmë i takon edhe Shqipërisë që ta mbështesin Kosovën dhe sportin e saj, ashtu sikurse që shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetur aq shumë dhe maksimalisht përfaqësuesen e Shqipërisë në Tiranë dhe në stadiumet e Europës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Refleksione në 101-vjetorin e Heroit të Popullit- Bajram Curri!