Jorn Rohde: Presidentes i shpreha shqetësimin për ngërçin e vazhdueshëm politik
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar sot për takimin e një dite më parë që pati me presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, të cilës thotë t’i ketë shprehur shqetësimin për ngërçin politik e institucional.
Diplomati gjerman ka treguar se në zyrën presidenciale, Osmanit i ka shprehur edhe shqetësimin për diskursin publik të kohëve të fundit që, siç thotë ai, hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore.
“Faleminderit zonja Presidente për diskutimin e mirë! Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, shkroi ambasadori gjerman në rrjetin social ‘Bluesky’.
Rohde, ishte te Osmani të martën, e siç njoftoi zyra për media e presidencës të dy bashkë diskutuan për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend.
“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhej në njoftimin që ka përcjellë presidenca për takimin mes Osmanit e diplomatit gjerman, Rohde.

Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating