Ka vetëm një Partia Demokratike, është ajo institucionale e ndarë nga e vjetra, korrupsioni e tranzicioni
Nga Skënder Sadri KAPITI
Dëgjoj të thuhe se Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë. Por e vërteta po të analizohet me detaje pse gjëndja duket se PD është ndarë në dy pjesë është fakti se kjo ndarje më shumë është një devijancë, apo një vetëlargim i një grupimi të PD-së pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish kryetarit të saj dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar Partisë Demokratike. Ky grupim iu bashkua ishkryetarit kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve, pra rrjedhimisht ky grupim iu kundërvu për interesa të ngushta personale, ata iu kundërvunë Lulzim Bashës, Partisë Demokratike, demokratëve dhe SHBA-ve.
Këtë e verteton katërcipërisht fakti se në krye të Foltores së këtij grupimi nuk doli kush tjetër por vetëm i shpalluri non grata, i cili ka si synim vetëm uzurpimin e kryetarllëkut të Partisë Demokratike.Këtë e tregon realiteti dhe ajo se cfarë është zhvilluar në Foltore dhe vazhdon që të zhvillohet akoma kundër gjithë elitës së re politike të PD-së institucionale që se pranojnë të vjetrën e berishizmin dhe as frymën antidemokratike e antiamerikane.
Pra, nuk ka ndarje në PD, por ka devijancë, vetëlargim dhe vetëpërjashtim të të pakënaqurve të politikës së vjetër nga PD institucionale.Foltorja propogandon se kërkon bashkimin e Partisë Demokratike, por që askush nuk i pengon ata që të kthehen në PD, përvec të të përjashtuarve që organizuan dhunën kundër Selisë së PD-së.
Më shumë storie
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...
Ja pse LDK e Rugovës mund të përfundojë në parti e 3%-shave?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse LDK -ja mbërriti në pragshpërbërje?Lidhja Demokratike e Kosovës me rezutatin dështak në zgjedhjet e fundit...
Komunistët në Demokraci
Nga Skënder Sadri KAPITI Komunistët kur flasin gënjejnë;janë demagogë që intrigojnë dhe hipokrizojnë.Edhe kur nuk flasin mendojnë prapësira dhe mendime...

Average Rating