Kandidatura e Znj. Ina Rama për Presidente, do të ishte mëse meritore

Nga Skënder Sadri KAPITI
Ka ditë që po zien politika por edhe publiku e mediat për te gjetur një kandidaturë për President apo Presidente të Shqipërisë.
Këtë zhurmë e “lodhje” për të gjetur një kandidaturë të merituar po e bën politika, e cila nuk heq dorë nga një kandidaturë politike,pavarësisht se ajo deklarohen për një kandidaturë konsensuale, të aftë, të pastër, jopolitike dhe kombëtare.
U vetëshpallën disa kandidatura dhe u hodhën disa të tjera propozime sipas preferencave subjektive, personale e partizane. Nisur nga kjo gjëndje mendoj dhe propozoj që kandidatura më e mirë, më meritore moralisht , më e dinjitetshme, më e përgjegjshme para publikut, kombit, ligjit, moralit, profesionalizmit është Zonja Ina Rama, dhe me këtë besoj se është edhe opinioni i gjërë publik. Besoj se me këtë janë dakord edhe vetë politika në tërësi.
Do të kishte qenë mirë që kandidaturën e Znj. Ina Rama ta kishte propozuar opozita zyrtare.
Presidenti i Republikës si kryetar shteti duhet të jetë mbi partitë ,pra jo të jetë politikan që ta dorëzojë mandatin e deputetit dhe dokumentin e antarit të partisë formalish, dhe realisht t’i shërbejë partisë që e zgjedh.
Zonja Ina Rama i ka të gjitha cilësitë e denja për Presidente, pasi i ka treguar ato gjatë kohës kur ajo ka qenë Kryeprokurore e Republikës së Shqipërisë si shëmbull përkushtimi e serioziteti në kryerjen e detyrës, e aftë profesionalish, e pastër dhe pa asnjë akuzë korruptive, pra as e korruptuar dhe as e inkriminuar, pikërisht ashtu sikurse janë dhe e kerkojne edhe kriteret e Veting-ut.
02.06.2022
Më shumë storie
E vërteta, liria e demokracia ose do e vënë në funksion PD-në ose do e shpërbëjnë atë
Nga Skënder Sadri KAPITI Shkrim me rastin e 35 vjetorit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike Shqiptare lindi si domosdoshmëri dhe...
Dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
10 dhjetori njihet dhe është e shpallur si dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.Kjo datë është një përkujtim i...
“Bota Serbe’’, një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar që...
Historike: Kongresi Amerikan akuzon Serbinë për diskriminim sistematik të Shqitarëve në Luginën e Preshevës!
Shkruan: Nehat Hyseni Përpjekjet e pandërprera të shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Medvegjës Preshevës dhe Bujanocit në 34-5 vitet e...
Presidentja Vjosa Osmani duhet ta pret e qetë përfundimin e karrierës politike
Nue Oroshi Politika është një art shumë i veshtirë,rrethanat politike që krijohën e bëjnë të mundur që përfundimi i karrierës...
Letër e hapur për demokratët shqiptarë
Nga: Skënder Sadri Kapiti Projekt-platforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita demokratikePartia Demokratike gjithmonë ka funsionuar si...

Average Rating