Kosova ka fituar kundër Islandës me rezultat 2-1
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët dhe islandezët u përballen në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë ka bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me Islandën, sidomos në pjesëlojën e dytë duke fituar këtë sfidë edhe duke bërë hapin e madh në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Djemtë e kombëtares sonë, treguan performancë më të mirë se islandezët, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola, derisa një meritë të madhe për fitoren e Kosovës e ka edhe portieri ynë, Aro Muriç, i cili bëri disa pritje fantastike.
Ishte Lumbardh Dellova, i cili në minutën e 12-të ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0.
Por, pas vetëm dy minutash skuadra mysafire u rikthye në lojë me golin e Oskarsson, i cili barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Futbollistët e kombëtares sonë, furishëm e nisen fraksionin e dytë të kësaj ndeshje dhe me anë të Elvis Rexhbeçajt në minutën e 58-të Dardanët realizuan golin e dytë dhe të fitores se madhe të kombëtares tonë.
Pas tri ditësh në Murcia të Spanjës, luhet ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës, aty ku edhe do të përcaktohet skuadra e cila do të sigurojë Ligën B të Ligës së Kombeve.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...

Average Rating