Kosovë: Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re

Read Time:2 Minute, 51 Second

Në seancën e zhvilluar sot, 110 deputetë morën pjesë në votimin për qeverinë e re të Kosovës. Nga votat e dhëna, 56 votuan “për”, 52 “kundër”, ndërsa 4 deputetë abstenuan.

Sot ka nisur me vonesë seanca për miratimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Albin Kurti ka theksuar se vonesa më shumë se gjashtëmuajshe ka penguar punët shtetërore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa ka treguar se asnjë parti nuk ka pranuar të hyjë në koalicion.

“Sot, mbi 6 muaj që prej thirrjes së seancës konstituive, me në fund kemi Kuvend të konstituuar dhe kemi arritur në pikën e formimit të Qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedentë në historinë e Republikës. Kjo vonesë ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore, janë vonuar marrëveshjet ndërkombëtare, plani i rritjes me BE, proceset e reformave dhe është lënduar besueshmëria e shtetit tonë para partnerëve ndërkombëtarë”.

“Në këto 6 muaj, përpjekjet për formimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat, përkundër tentimeve tona të disahershme e shterruese. Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bë ftesa nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje bashkëqeverisëse”, ka deklaruar Kurti. 

Ai ka ftuar deputetët që ta votojnë qeverinë, pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve.

“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”, ka theksuar Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë me dije se Qeveria e re planifikon miratimin e projektligjit të buxhetit 2026, vendimin për caktimin e pensionit minimal prej 150 euro për 200 mijë pensionistë, rritjen e shtesave për fëmijët me 50 për qind, rritjen e pagës minimale në 500 euro, si dhe ndryshimet ligjore që mundësojnë heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët.

Ai ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit Qeveria ka arritur rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Katër vitet e fundit kemi ndërtuar me krejt cka kemi ditur e mundur. Kemi pasur rritjen ekonomike më të lartë në rajon me rritje mesatare mbi 6 për qind. Sfidën e inflacionit kemi ditur ta menaxhojmë. Kemi shtuar punësimin dhe kemi rritur edhe të ardhurat e familjeve. Kemi bërë shumë punë të mira por kemi edhe shumë të tjera që na presim. Kemi liberalizuar vizat në zonat shengen. Kemi përmirësuar imazhin e vendit”, ka thënë ai teksa ka kërkuar nga partitë tjera bashkëpunim në çështje madhore” , ka deklaruar Kurti mes tjerash. 

Ai ka kërkuar nga partitë tjera bashkëpunim në çështje madhore, duke theksuar se institucionet e vendit janë ndërtuar mbi vullnetin qytetar dhe se Kuvendi duhet të forcojë rolin e tij në mbikëqyrjen e Qeverisë.

“Është në dorën tuaj që ta na mundësoni qeverisjen e mirë. Roli i Kuvendit duhet të forcohet në mbikëqyrjen e Qeverisë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Kryeparlamentari Dimal Basha tha se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.

“Ju njoftoj të nderuar deputetë se, sipas nenit 95 paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, përgjegjësia tani kalon sërish te presidentja, e cila pas konsultimeve me partitë politike dhe brenda një afati prej dhjetë ditësh ka mundësi të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër, sipas të njëjtës procedure,” tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Roli i mjekësisë akademike dhe kontributi i Profesor Jovan Basho në kthimin e besimit publik te mjekësia