KQZ: Nesër zhvillohet votimi në përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër, më 8 shkurt, në disa shtete të ndryshme të botës ambasadat do të shndërrohen në qendra të votimit, për 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së deklaroi se ata do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës.
“Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Pra, procesi i votimit do të zhvillohet në 16 Ambasada dhe 14 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues”, tha Elezi.
Ai ka sqaruar se, vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në Listën Votuese e cila është dërguar në përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit.
“Sipas Rregullores së KQZ për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, me rastin e votimit në vendvotimin në përfaqësi diplomatike, votuesi identifikohet përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi”, ka treguar ai.
Më shumë storie
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...
Glauk Konjufca: Konsensusi automatik është një president nga familja Jashari
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se konsensus automatik në shoqëri është një president nga radhët e familjes së nderuar...
Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating