Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit dhe duke u afruar shumë me mundësinë e kualifikimit.

Kjo pasi “Dardanët” kanë triumfuar 2:0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ljubljanë.
Goli i parë ka ardhur që që në minutën e gjashtë, kur Fisnik Asllani ka shënuar me një gjuajtje të saktë nga distanca, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme.
Sllovenia ka tentuar të reagojë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Shaipi kanë qëndruar të sigurt.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazh minimal.
Pas fillimit të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e tretë, Stojanovic e ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një përplasje me Gallapenin, duke e lënë skuadrën vendëse me dhjetë lojtarë.
Kosova e ka shfrytëzuar epërsinë numerike duke e shtrirë dominimin dhe goli i dytë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur Karnicnik ka shënuar autogo.
Paraprakisht Muslija e kapasur një mundësi të mirë për të shënuar, por Oblak e ka pritur.
Më pas Kosova ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e tretë: në minutën e shtatëdhjetë e tetë, Muslija ka goditur pranë shtyllës, ndërsa një minutë më vonë, Hoxha është gjendur përballë portierit Oblak, por gjuajtja e tij është ndalur.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra e ka mposhtur Suedinë me rezultat 3-1 dhe mbetet lider me trembëdhjetë pikë. Kosova, e vendosur në pozitën e dytë me dhjetë pikë, e pret ndeshjen e ardhshme pikërisht Zvicrën të martën në Prishtinë. Vetëm një fitore e madhe dhe me rezultat të thellë e Kosovës do të mund ta rrëzonte Zvicrën nga pozita e parë në grup.
Më shumë storie
Recension kritik mbi veprën “Kronikë ngjarjesh (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe” (2025) të Çerkin Ibishit
Nga Hysen Ibrahimi Librin ”Kronikë ngjarjesh” (vitet ’80–’99) – dëshmi kohe (2025), të autorit Çerkin Ibishit, e rëndis si një...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen 205 milionë euro të destinuara për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se në fillim të vitit të ardhshëm do të lirohen...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...

Average Rating