Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin

Read Time:1 Minute, 9 Second

Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e luajtur sonte ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rezultat, Kosova e përfundon grupin me njëmbëdhjetë pikë dhe siguron vendin e dytë, që e dërgon në “play-off”. Ndërkohë, Zvicra me katërmbëdhjetë pikë konfirmon kreun e grupit dhe kualifikohet drejtpërdrejt në Botëror.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, me të dy skuadrat që kanë zhvilluar lojë të kujdesshme. Zvicra ka pasur një nuancë më shumë në posedim, por nuk ka krijuar rrezik serioz, ndërsa Kosova e ka mbajtur fort në mbrojtje pa arritur të prodhojë raste të pastra.

Helvetikët kanë kaluar në epërsi sapo ka nisur pjesa e dytë.

Në minutën e dyzet e shtatë, Vargas e ka shfrytëzuar një moment të pakujdesisë dhe ka shënuar për 0–1, duke e vendosur Kosovën në presion.

Dardanët kanë reaguar me kalimin e minutave duke e rritur përpjekjen për ndryshim të rezultatit.

Presioni është shpërblyer në minutën e shtatëdhjetë e katërt, kur Florent Muslija ka realizuar një supergol nga distanca, duke ndezur atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe duke barazuar shifrat në 1–1.

Në minutat në vazhdim, Kosova e ka kërkuar edhe golin e përmbysjes, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post URIME ZGJEDHJES NË KRYE TË PDK Z. Bedri Hamza
Next post Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme