Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme

Read Time:1 Minute, 48 Second

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës të seancë së parë, do të jetë çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe miratimi i buxhetit për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut. Ndërsa në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.

Seanca e parë pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa e dyta për votimin e qeverisë në ora 14:00.

Në seancën e parë, përveç pikës për RTK-në, deputetët do të shqyrtojnë edhe themelimin e komisioneve legjislative, përfshirë ratifikime ndërkombëtare dhe projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Rendi i plotë i ditës është si vijon:

Formimi i komisioneve parlamentare:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor”;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin “Kompas” – forcimi gjithëpërfshirës i sistemit të shëndetësisë;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”;

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026;

Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok;

Çështja e financimit të RTK-së;

Në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca.

Kujtojmë se Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua për formimin e qeverisë nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor. Ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor. Megjithatë paritë që kanë mbetur pas LVV-së në zgjedhje, kanë deklaruar se nuk  e mbështesin këtë qeveri, por preferojnë zgjedhjet e reja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Next post Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme