LPD, PD dhe PVD letër Pajazitit: Eja të bëjmë ne kryetar, shkuarja me SNS-in dëmton shqiptarët
Tri partitë shqiptare në Bujanoc, LPD, PD dhe PVD përmes një letre i kanë ofruar Arbër Pajazitit, kryetarit të Frontit për Ndryshim përkrahje për ta zgjedhur kryetar komune dhe për koalicion mbarëshqiptar.
Letra kryetarit të APN-së dhe koalicionit Fronti për Ndryshim ju dërgua pasi që kishin nënshkruar një marrëveshje koalicioni me SNS-in dhe partitë tjera serbe dhe rome, ndërsa tri partitë shqiptare LPD, PD dhe PVD kishin mbetur në opozitë.
Nga letra e dërguar merret vesh se koalicionin e partive shqiptare e mbështetin parezerva dy qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.
“Me rekomandimet e institucioneve mbarëkombëtar, si dhe votuesve shqiptarë të komunës së Bujanocit, si përfaqësues të LPD, PD dhe PVD, që së bashku bëjmë 18 këshilltarë të Kuvendit Komunal, jemi të gatshëm të ju ofrojmë Ju pozitën e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe të ndërtojmë institucionet e vetëqeverisjes lokale me shumicë shqiptare. Me SNS-in e Vuçeviqit e të Vuçiqit ju vetëm mund të luani rolin e Kryetarit kurse me mbështetjen e shqiptarëve ju bëheni Kryetar i vërtetë i Komunës” thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar.
Mbetet të shihet se kryetari i APN-së, Arbër Pajaziti a do ta pranonë koalicionin me partitë shqiptare apo do të përzgjedh partitë serbe për të qeverisur me Bujanocin.
Letra e dërguar nga LPD, PD dhe PVD Arbër Pajazitit

Më shumë storie
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Preshevë: 13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së, Luginasit nuk i harrojnë dëshmorët
Në 13-vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...

Average Rating