
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime bazë, për shkak të praktikës administrative të pasivizimit të adresave.
Avokati Luka Jovanoviq, i cili përfaqëson disa prej qytetarëve të prekur në Gjykatën Administrative në Beograd, ka informuar edhe Parlamentin Evropian, duke paralajmëruar për një formë diskriminimi sistematik.
“Adresat po pasivizohen pa paralajmërim, ndërsa qytetarët mbeten pa dokumente, jashtë çdo sistemi. Qëllimi është manipulimi i listave zgjedhore dhe ndryshimi i përbërjes lokale”, deklaroi ai për RTK.
Në një letër drejtuar eurodeputetit Tonino Picula, Jovanoviq thekson se praktika e pasivizimit është intensifikuar pas vitit 2016 dhe se shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi të mbrojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore. Për më tepër, një numër i madh i tyre nuk ka mundur të marrë pjesë as në regjistrimin e fundit të popullsisë.
“Po të zbatoheshin rregulloret ekzistuese të Republikës së Serbisë për vendbanimin dhe qëndrimin, kjo situatë nuk do të ekzistonte. Bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, ka shtuar Jovanoviq.
Shqiptarët e prekur nuk mund të udhëtojnë as në Kosovë, pasi Kosova njeh vetëm letërnjoftimet serbe, jo edhe pasaportat. Ata që u është pasivizuar adresa nuk posedojnë dokumentet e nevojshme për të kaluar kufirin.
Organizatat për të drejtat e njeriut vlerësojnë se rreth 4 mije qytetarë janë prekur nga kjo praktikë.
Ato bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtij procesi diskriminues dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete.
Më shumë storie
Fjala e redaktorit të librit, z. Shaqir Foniqit, në vend të parathënies
GJUHA SHQIPE SA E MIRË, SA E DLIRË Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë… Sipas statistikave të vitit...
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë ” Trojet e Arbrit” organizon Sesionin e XXII-të shkencor në Prizren me temën: ” Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare”
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë " Trojet e Arbrit" më datë, 02 nëntor 2025 organizon Sesionin e XXII-të, të rregullt shkencor...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës publikoi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, ka publikuar aktgjykimin e plotë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për...
Average Rating