Ministri i Mbrojtjes i Serbisë: Nëse merr urdhër nga Vuçiqi, ushtria hyn në Kosovë
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka bërë kërcënim të hapur për agresion ndaj Kosovës.
Ai në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me kreun e ushtrisë, Milan Mojsilloviq, ku është përpjekur t’i demantojë provat e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për përgatitjet e grupit terrorist në krye me Milan Radojiçiqin në kampet e ushtrisë së Serbisë, nuk ka ngurruar të bëjë deklaratë tjetër luftënxitëse.
“Nëse ushtria e Serbisë merr një urdhër të tillë nga presidenti i Republikës si komandant suprem, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës, ushtria e Serbisë një detyrë të tillë do ta ekzekutojë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme”, është shprehur ministri serb.
Ai më tej ka thënë se nëse do të bënin këtë ‘paraprakisht do ta paralajmëronin komandën e KFOR-it dhe se “asgjë nuk do të bënin prapa shpinës”, derisa ka shtuar se Serbia do të bëjë “çmos që një gjë e tillë të mos ndodh”.
Ai tutje ka pretenduar se deri më tash asnjëherë ushtria e Serbisë nuk e ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës dhe se e ka respektuar Rezolutën 1244 të OKB-së.
Sa i përket sulmit të grupit terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ministri serb ka thënë se autoritetet në Beograd merren vetëm me fakte, derisa në këtë kontekst tha se bashkëpunimi i Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është korrekt. Ai ka thënë se do të ishte e dobishme që në mjediset ku jetojnë serbët në Kosovë të ketë prani më të madhe të KFOR-it.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating