Mos e uroni 29 Nëntorin- duhet të shpallet ditë zie për kombin tonë që i humbi 47300 shqiptarë
Nue Oroshi

Dita e 29 Nëntorit 1944 është dita më e zezë e kombit shqiptarë.Në këtë ditë në vitin 1944 iu janë dmarrë me dhunë, terror e gjenocid 70 % të trojeve shqiptare nga Jugosllavia dhe Greqia. Në këtë humbje të trojeve tona shqiptare kanë pasë gishtë përveç terroristëve komunistë serb edhe komunistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria. Pas kësaj gjatë tërë vitit 1945 ka pasur vrasje, masakrime, dëbime,burgosje dhe djegie të shtëpive të shqiptarëve në Shqipëri,Kosovë,Mal të Zi, Maqedoni dhe në Çamëri.Të gjithë ata që e kremtojnë këtë ditë si ditë feste nuk janë asgjë tjetër përveç pjellë e pansllavizmit komunistë.Në këtë ditë në të gjitha trojet etnike shqiptare duhet të shpallet ditë zie për kombin shqiptarë.Kjo datë solli 47.300 shqiptarë të vrarë.Nga këta shqiptarë të vrarë 98 % mbeten pa varre.Kjo ditë e rrënoj projektin e Shqipërisë Etnike të Mustafa Merlika Krujës me shokët e tij atdhetarë. Në Shqipëri duhët të mirren inicativat që të hiqen bustet e komunistëve pansllavistë që e sollën këtë datë të zezë në Shqipëri siç është serbo- malazezi Vojisllav Kushiq që njihet sot me emrin e fallsifikuar Vojo Kushi dhe që i ka dy buste në mes të Tiranës. Duhet të hiqen emrat e rrugëve në Shkodër, Tiranë dhe çdo kund në Shqipëri të kriminelit serbo- malazezë Vasil Shantiq i cili organizoj vrasjen e Major Ndrecë Preng Markut dhe Major Adem Isa Boletinit në Shkodër.
Nuk mund të hyhet në Evropë me ide komuniste dhe veprime pansllaviste.
Rrnoftë Shqipëria Etnike!
Poshtë kriminelët komunistë!
Më shumë storie
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
28 Nëntori: Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu...
ALBIN KURTI, KRYEMINISTRI I I ERRËT
Nga Skënder Sari KAPITI Kurti një demagog , dhe kur njeriu i etur për pushtet kërkon të rrëmbeje e të...
Xhafer Deva nё dritёn e Idriz Lamajt
Idriz Lamaj Xhaferr Deva Prishtinё 2022 Padyshim, Xhafer Deva ёshtё njё personalitet i rёndёsishёm i historisё sonё, sidomos gjatё Luftёs...
Krenaria dardane
Nga Skënder Sadri KAPITI Ëshë krenari të jesh dardanQë për mikun ka bujarinë,Për atdheun trimërinë,Për nder besën e burrërinëQë jep...

Average Rating