
Një intervistë mes strategjisë, rikthimit moral dhe pendimit
Nga XHAVIT ÇITAKU

Intervista e fundit e ish- Presidentit, Hashim Thaçi, për Klan Kosova, nga qelia në Hagë, vjen në një kohë të ndieshme për Kosovën. Ajo nuk ishte një ekspozim emocional i një lideri në itolim, por një artikulim i matur politik, moral dhe historik. Në rreth 60 minuta rrëfim, ish- Presidenti solli një panoramë të pasur pranim- gabimesh, pyetje të hestura ndaj aleatëve, dhe një mbrojtje të vendosur të luftës së UÇK-së.
Kam gabuar, por nuk kam mashtruar
Një nga pikat më të forta të intervistës ishte pranim i qartë: ”Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer e mashtruar.” Me këtë frazë, Thaçi e vendos veten jo si një politikan të përkryer, por si një lider që ka paguar çmimin e përgjegjësisë – shpesh edhe në vendime të pamundura. Është një distancim nga politikani cinik dhe një përpjekje për të mbojtur autenticitetin e tij nënjë kohë kur skena politike kosovare vuan nga mungesa e sinqeritetit.
UÇK-ja po dënohet, Serbia po harrohet
Në intervistë u rikthye çështja e dhomave të specializuara, të cilat Thaçi i kishte mbështetur më 2015, për hir të marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në. Tania i shprehet se nuk do ta votonte më nëse do të dinte çmimin e këtij lëshimi. Ky qëndrim nge një pikëpyetje të drejtë: a ka qenë dretësia ndërkombëtare e drejt ndaj Kosovës, apo selektive dhe e politizuar? Thaçi nuk e thotë troç, por e lë të kuptohet qartë: UÇK – ja po gjykohet, Serbia ëpo harrohet.
SHBA dhe Perendimi – aleatë apo autorë të padrejtësisë?
Për një lider që ka ndërtuar karrierën mbi lidhjen me Perendimin, intervista nga Hag aka tinguj zhgënjimi. Pa përdorur fjalën ”Tradhti”, ai e pyet në heshtje Perendimin, ku janë tani ata që dikur e quanin simbol të lirisë? Megjithatë, ai nuk e mohon besimin e tij në SHBA. Ai nuk kërkon të prish urat e bashkëpunimit, por të sinjalizoj se ato janë lëkundur.
Marrëveshja me Serbinë – më shumë se normalizim
Thaçi mbetët i qartë në një pikë: marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të sjellë njohje reciproke, jo thjesht ”lëhtësim të marrëdhënieve”. Ai ka qenë i vetmi lider që e ka vënë këtë kërkesë në tavolinën ndërkombëtare me forcë. Edhe ideja e ”korigjimit të kufijve”, e debatuar ashpër, është mbrojtur në intervistë si një përpjekje për t’i sjellë Preshevën Kosovës, jo për të dhënë veriun. Një vizion strategjik, edhe pse i kontestuar.
Thaçi si figurë morale?
Nga kjo intervistë, Thaçi nuk del si një burrështetas që kërkon kthimin në pushtet. Ai nuk flet për PDK-në, nuk sulmon qeverinë aktuale, nuk bënë thirrje për mbështetje. Në vend të kësaj ai artikulon një rol të ri – si figurë morale që kërkon drejtësi për veten dhe për UÇK – në, dhe që është i gatshëm të përballojë procesin në qetësi, pa viktimizim të panevojshëm.
Një thirrje për reflektim kolektiv
Intervista nuk ishte për Hashim Thaçin, ishte më shumë se kaq.Ishte për të gjithë ata që kanë harruar si nisi shteti i Kosovës, për ata që kanë nisur të ndiejnë lodhje nga përfaqësuesit e së kaluarës, por edhe për ata që nuk pranojnë të mbyllin sytë ndaj padrejtësive historike A është Thaçi i pafajshëm? Këtë do ta vendos drejtësia. Por intervista e tij dëshmon se edhe pas grilave, një lider mund të flas me kthjelltësi – dhe ndoshta, me më shumë liri sesa kur ishte i lirë.
Average Rating