Një sugjerim sa kombëtar po aq njerëzor…!
Papa Françesku dha frymën e fundit një ditë pasi bekoi të gjithë të krishterët për festën e Shenjtë të Pashkëve.
Bota katolike është në zi…dhe jo vetëm.
Në zi është i gjithë njerëzimi të cilit Papa i uronte paqe, drejtësi dhe civilizim.
Nëse ka një komb i cili pas Shën Pjetrit duhet të ulë flamurin në gjysëm shtizë ai është Kombi Shqiptar.
Pa shumë histori gjenealogjie religjioze dua t’ju kujtoj të gjithëve se ai që ligjeroi Krishterimin ishte Perandori me origjine Dardane Konstandini i Madh.
Gjergj Kastrioti ishte perdja e hekurt që ndaloi Perandorisë Osmane për të intervenuar në perëndim ndërsa Shenjtorja jonë Nënë Tereza ishte përçuesja hyjnore e vlerava humane të Krishterimit.
Në këto kushte i kërkoj shqiptarisht e politikisht Z Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, dhe Presidentes të Republikës së Kosovës Znj Vjosa Osmani të shpallin një ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Shenjtërise së Tij Papa Françesku.
Më shumë storie
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i...
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Ja pse shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë?
Nga Skënder Sadri KAPITI Kundër Islamofobëve dhe ndonjë Gazete të tillë në Kosovë po u bëj këtë pyetje se: dy...
Ja pse LDK e Rugovës mund të përfundojë në parti e 3%-shave?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse LDK -ja mbërriti në pragshpërbërje?Lidhja Demokratike e Kosovës me rezutatin dështak në zgjedhjet e fundit...
Komunistët në Demokraci
Nga Skënder Sadri KAPITI Komunistët kur flasin gënjejnë;janë demagogë që intrigojnë dhe hipokrizojnë.Edhe kur nuk flasin mendojnë prapësira dhe mendime...

Average Rating