Njeriu dhe shteti etik
Nga Skënder Sadri KAPITI

Njeriu është etik,pa etikë dhe pa moral njeriu dhe shoqëria janë në rrezik.
Mirëpo unë kam kuptuar se: njeriu kupton vetëm interesin e tij, kam kuptuar se njeriu nuk kupton, nuk dëshiron të kuptojë dhe bën sikur nuk kupton ato që ai mendon se nuk janë në interes të tij. Kam kuptuar se nuk ka miqësi të përjetshme dhe as sinqeritet mes njerëzve, sepse miku më i mirë të bëhet armiku më i madh sapo ndryshojnë kushtet, rrethanat dhe interesi.
Prandaj mos i beso dhe mos ia trego as mikut e shokut kurrë sekretet e tua.Kam kuptuar se njeriu bie lehtë në veset e instiktet jonjerëzore të shtazërisë nëse ai nuk edukohet e nuk arsimohet , nëse nuk edukohet nga tradita e mirë familjare dhe as nga shoqëria e kulturuar dhe e mirëarsimuar.
Njeriu ka hyrë në shoqëri vetëm nga frika se i vetmuar nuk mund të mbijetojë, ka hyrë në shtet sepse dhe për interes se te shteti gjen mungesat e tij, gjen sigurinë dhe siguron mjaftueshmërinë për të mbijetuar.
Për inteligjencën dhe njeriun inteligjent kërcënim sot për ta janë injoranca,egoizmi intelektual dhe inteligjenca djallëzore si dhe pushteti i ligësisë.
Njeriu dhe shteti.
Njeriun si politikan dhe burrshtetas kombëtar dhe ndërkombrisht e globalisht me ndikim global e të rëndsish, të madh e të njohur i bën shteti i madh, shteti fuqishëm dhe i fortë ekonomikisht, financiarisht,politikisht dhe ushtarakisht qoftë ai shtet diktatorial apo demokraci, qoftë ai borgjez apo komunist. P.sh. sado politikan , president apo kryeministër i aftë të jenë ata nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Zvicra etj. ata nuk mund të jenë të “mëdhenj”si Presidenti amerikan, francez, kinez dhe as si kancelari gjerman.
Shteti qoftë ai edhe i vogël nga popullsia e territori, bëhet i madh dhe merret në konsideratë kur ai të funksionojë brënda vetes së tij si një shtet i lirë,i paanshëm politikisht dhe kur qeveriset nga kompetenca,ligji,drejtësia dhe inteligjenca.Shtet i madh është edhe shteti i vogël me popullsi e territor të vogël nëse ai shtet është i mirëorganizuar dhe funksionon organikisht me të gjitha institucionet,
Historia na mëson se shtetet e vogla me popullsi tre katër milionshne dhe me siperfaqe të vogël, por të mirëorganizuara kanë sunduar e kolonizuar vënde me popullsi dhjetra e qindra milionëshe; është shtet “i madh” sot shteti etik si njeriu, shtet që duhet të jetë shtet i moralshëm, i vyrtytshëm, shtet human dhe detyrimisht t’u shërbejë njerëzve dhe interesit të përgjithshëm,
Vetëm në shtetin ligjor dhe etik njeriu arrin të realizojë individualitetin, talentin dhe dhuntinë e tij.
Shteti i madh është shtet i mirë kur ai shtet është Republikë, pra që është i të gjithëve. Edhe pushteti është i vogël në krahasim me shtetin, por kur shtetin e kap dhe e rrrëmben pushteti dhe korrupsioni ai shtet bëhet i keq për publikun, familjen dhe individin.Shteti i mire është atëhere kur pushteti punon për shtetin,kur është shtet moral dhe ligjor.
Ky shtet moral duhet të respektojë e t’u jetë mirënjohës qytetarëve të vet, të krijojë kushte të lirisë për të gjithë njerëzit për ta arritur vëndin dhe karrierën politike dhe intelektuale atje ku njeriu e meriton.Njeriu e ka për detyrë virtytshmërinë dhe bindjen e respektimin e shtetit të mirë që e bëjnë të tillë drejtësia dhe ligji i mirë republikan; shteti i mirë republikan është i pasfidueshëm nga politika, partitë, antiligji, korrupsioni dhe antishteti sepse ai shtet mbrohet,mbahet dhe ndërtohet nga populli, në të cilin edhe vullneti i popullit, interesi i përgjithshëm është i pasfidueshëm nga vullneti i interesit personal, ai i pushtetit dhe i partive politike.Këto na i mëson përvoja dhe historia.

Average Rating