OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Prokuroria në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar që katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me nga 45 vjet burgim secili.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Oda Ekonomike Shqiptare, duke shprehur shqetësim ndaj kërkesës për dënim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Sipas OESH-it kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënimin e krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burg secili, në total 180 vjet burgim, është joproporcionale dhe, sipas tyre, bie ndesh me parimet e drejtësisë ndërkombëtare.
Në reagim thuhet se një vendim i tillë rrezikon të barazojë një luftë çlirimtare me agresionin shtetëror të Serbisë, duke theksuar se UÇK-ja ishte përgjigje ndaj shtypjes dhe krimeve sistematike ndaj popullit shqiptar dhe përbën, sipas tyre, themelin e lirisë së Kosovës.
Oda gjithashtu vlerëson se goditja e figurave kryesore të luftës çlirimtare mund të dëmtojë besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe të cenojë stabilitetin politik e institucional të vendit.
Në fund, Oda Ekonomike Shqiptare bën thirrje për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar në fakte, në respekt të së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, me 90...
Pse?
Nga Skënder Sadri KAPITI Pse kaq shumë parti e politikanë dhe kaq pak demokraci Pse kaq shumë shkolla, ”profesorë dhe akademikë”...
Platforma ‘Liria ka Emër’ përshëndet Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë
Platforma “Liria ka Emër” e ka përshëndetur Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për...
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë unanime në mbështetje të pafajësisë së UÇK-së
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të...
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë `Kurti 3`
Deputetët e legjislaturës së dhjetë i dhanë dritën jeshile formimit të Qeverisë `Kurti 3` me 66 vota pro, 49 kundër...
Reuters: Avokatët e Thaçit kërkojnë lirimin nga akuzat për krime lufte
Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë deklaruar sot para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë se ai...

Average Rating