Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025

Read Time:2 Minute, 6 Second

Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë. Shumica e subjekteve kanë zgjedhur t’u besojnë emrave të njohur nga garat e mëparshme, ndërsa vetëm pak figura të reja kanë gjetur vend në listat përkatëse.

Partitë politike kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Në përgjithësi, listat nuk sjellin shumë risi, pasi shumica e emrave janë të njëjtët që kanë qenë pjesë e garave edhe më herët.

Listën e Lëvizjes Vetëvendosje e kryeson kryetari dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pas tij vijnë Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.

Në pozitën 11 është Andin Hoti, ndërsa në listë figuron edhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.Në listën e PDK-së, dhjetëshja e parë përfshin Bedri Hamzën, Uran Ismailin, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn, Arben Mustafën, Besa Kabashi Ramajn, Rrahman Ramën, Eman Rrahmanin, Sala Jasharin dhe Kujtim Gashin.

Hamza e ka vlerësuar listën si gjithëpërfshirëse dhe profesionale. Ai ka theksuar “energjinë e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin”, duke shtuar se PDK mbetet e përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara.Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, përfshin në top dhjetëshe edhe Kujtim Shalën, Hykmete Bajramin, Doarsa Kica-Xhelilin, Lutfi Hazirin, Abdullah Hotin, Anton Qunin, Jehona Lushaku-Sadriun, Ferid Aganin dhe Ukë Rugovën.

Abdixhiku ka deklaruar se lista është një kombinim i profesionistëve të dëshmuar, aktivistëve të LDK-së, gjeneratës së re dhe personave që kanë kontribuuar në ndërtimin e institucioneve të vendit. Ndërkohë, nga lista mungon ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili e ka quajtur përjashtimin e tij “një padrejtësi të pashembullt”.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas Ramush Haradinajt, ka renditur në dhjetëshen e parë Besnik Tahirin, Time Kadrijajn, Bekë Berishën, Arbër Tolajn, Albana Bytyqin, Pal Lekajn, Gani Dreshajn, Diellza Kukajn dhe Agim Çekun.Edhe Nisma Socialdemokrate, e cila garon e vetme në këto zgjedhje, ka prezantuar listën e saj. Dhjetë të parët janë, Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj-Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nexhat Mustafa.

Kryetari i partisë, Fatmir Limaj, ka deklaruar se në rast se Nisma e kalon pragun zgjedhor prej 5%, në Kuvend do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të PDK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Enkel Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në SerbiEnkel Rexhepi: