“PATRIOTËT” TRADHËTARË

Read Time:4 Minute, 3 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI


Nëse shoqëria bie nën paragjykimin se korrupsioni e tradhtia politike janë të pasfidueshëm dhe të pashërueshëm, dhe nëse populli pranon të marrë e të japë ryshfet dhe të bëjë punë jo të pastra, dhe kur pranon mashtrimin dhe pabesinë atëhere në atë shoqëri ka humbur patriotizmi, dhe aq më tepër akoma as që mund të paramendohet se në atë shoqëri ka politikë e pushtet patriotik.Kur edhe në demokraci populli përzgjedh dhe voton politikanë mashtrues, të korruptuar,dhe të pabesët e tradhëtarët, atëhere ai popull pranon, pajtohet dhe bashkëpunon me ta dhe me veset e tyre.Populli duhet të jetë vigjilent që të mos ua delegojë besimin e pushtetin tradhëtarëve, dhe në rastin ë të parë sapo tradhtia e korrupsioni të zbulohen populli duhet t’i shfronësojë këta farë fallcopatriotësh nga politika, pushteti dhe autoriteti

Patriotizmi është tipar i njerëzve me moral të lartë, të mëncur, të aftë, të përgjegjshem; patriotë janë njerëzit që mbartin vlera respekti, lirie, demokracie,humanitare, ndjesi sociale, kombëtare dhe përgjegjësi publike;të cilët përjashtojnë dhe janë të pastër nga mashtrimet, gënjeshtrat, dhe nga korrupsioni e hipokrizia. Patriotizmi dhe patriotët nuk kanë interesin personal mbi moralin dhe interesin e përgjithshëm. Patriotët jo të tillë që veprojnë në të kundërt janë “patriotë” tradhëtarë.

Të hiqesh dhe të hipokrizosh e të vetëdeklarohesh si patriot, por nëse këta farë pseudopatriotësh korruptojnë, vjedhin, gënjejnë, mashtrojnë, hipokrizojnë dhe premtojnë rrejshëm , ata bëjnë tradhëtinë.

Patriotët politikë bëjnë tradhëtinë më të madhe, sepse ata i shpërfytyron dhe i tjetërson pushteti, politika, interesi, paraja etj.
Ata tradhjëtojnë kauzën kombëtare për interesa personale, dhe bëjnë matrapazllëqe , manipulime, vjedhje e mashtrime sapo marrin pushtetin dhe sapo zaptojnë politikën . Këta tipa tregojnë fytyrën e vërtetë sapo ndryshojnë rrethanat dhe largohen në infinit nga premtimet, nga drejtësia, nga e vërteta dhe nga interesi kombëtar. Me një fjalë këta bëhen keqbërërësit, të pabesët e tradhtarët më të mëdhenj të atdheut e të shoqërisë.
Edhe pala tjetër e patriotëve , ata të cilët bien pre e mashtrimeve, pabesive dhe të amoralitetit të pseudopatriotëve të palës së mësipërme, edhe këta të dytët duke mos u dhënë shansi që të kapin e të rrëmbejnë edhe ata pushtet, privilegje, përfitime e pasuri nga politika, këta nga njera anë dhe nga ana tjetër një pjesë prej patriotëvë të palës së dytë duke e ndjerë veten të perjashtuar, të izoluar dhe të pavlerësuar , ata largohen nga atdheu.
Nëse atdheu i kapur nga politika korruptive dhe pseudopatriotike që i tradhëton patriotët, atëhere edhe patriotët e “tradhëtojnë” atdheun sepse nuk kanë besim e shpresë se atdheu e shteti do të bëhet dhe ata as nuk do të vlerësohen dhe as do të marrin respektin dhe meritën që u takon.
Patriotizmin pseudopatriotik e ushqen dhe e financojnë armiqt e shqiptarëve që të marrin poste e detyra të larta shtetërore në shtetin që ata duan ta shkatërrojnë e t’a mbajnë në gjëndje paqëndrushme, që ta izoplojnë e të mos ketë miq.Armiqt e shqiptarëve financojnë agjendat e tyre antishqiptare,dhe blejnë politikanë, oligarkë,media dhe klerikë të atij shteti në mënyrë që t’i urdherojnë dhe t’i kontrollojnë për t’u shërbyer interesave të armikut , të shteteve armike.
Patrioti i rrejshëm është më i dëmshëm tradhëtisht se sa tradhtari i hapur, ashtu sic është intelektuali i mbrapshtë më i dëmshëm se sa injoranti.
Për patriotizëm pothuajse shumica e njerëzve flasin e vetëlavdërohen me fjalë, por si patriotë veprojnë, sillen e ndjehen pak prej tyre. Ka dhe patriotë që në kohë të caktuara kontribuojnë për vëndin dhe kombin, , mirëpo partriotizmi i tyre arrin deri te pushteti, privilegji, paraja dhe interesi personal mbi atë të përgjithshëm, dhe më pas rezulton se patriotizmi i tyre paskësh qenë momental dhe sa për përfitim, se në rastin më të parë sapo ndyshojnë rrethanat këta patriotë tjetërsohen në interesaxhinj dhe në mashtrues publik dhe në zhvatës të shtetit e të shoqërisë, pra bëjnë tradhëtinë dhe arrijnë deri atje sa për pushtet bëjnë pazare në dëm të shtetit, territorit të shtetin,intersave kombëtare , bëjnë gjthcka amorale dhe jo ligjore deri edhe marrëveshje me armiqt e shqiptarëve dhe servilizëm të tepruar ndaj ndërkombëtarëve.

Fallcopatriotët apo patriotët e rrejshëm manipulojnë me patriotizmin vetëm me qëllim që të helmojnë e të maskojnë qëllimet e vërteta të tyre, ata koha dhe realiteti ua heq maskën dhe ua nxjerr sheshit atë se cfarë në të vërtetë janë.Ata blejnë mediat, opinionin , ndershmërinë dhe drejtësinë, dhe arrijnë deri atje sa të blejnë e të lobojnë edhe te politika e politikanët e huaj mbështetjen e tyre për të mashtruar opinionin e brëndshëm se janë të respektuar dhe gëzojnë simpatinë edhe te vëndet demokratike.
Mjerë ai popull që ka “patriotë” të tillë, të cilëve ai popull u jep autoritet e dinjitet, pushtet dhe imazh , pasi si shpërblim prej këtyre farë fallcopatriotësh populli bie në mjerim, varfëri, pasiguri , bie pre e padrejtësive dhe vuan pasojat e regjimit të kësaj sëre politikanësh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Next post Si dhe pse i fitoi zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit Albin Kurti dhe LVV?