Për “ARNAUT”-ët, “SHIPTAR”-ët DHE “ALBANC-at”

Read Time:11 Minute, 3 Second

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni

Emërtimet e shqiptarëve në historinë e trazuar të këtij nënqielli ballkanik, ndryshuan në varësi të rrethanave specifike socio-historike dhe politike dhe nevojave praktiko-politike të sunduesve: Perandoria Otomane, Mbretëria SKS dhe Mbretëria e Jugosllavisë, zyrtarisht i emërtuan “Arnautë”, Jugosllavia Socialiste deri në zëvendësimin e Rankoviqit, i quan ata “Šiptari”, kurse me Amendamentet Kushtetuese të vitit 1968 dhe Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974, ata quhen “Albanci”, dhe pas vitit 1981 ata quheshin “irredentistë” dhe në kohën e Millosheviqit “terroristë”! Të ju them të drejtën, u zhgënjeva nga fakti që autorët në librin “Presheva, historia dhe fati” gjithmonë i referohen popullit tim (lexo: fqinjëve të tyre) si “shiptari”! Ndaj reagimit tim kundër adresimit fyes që u bëjnë shqiptarëve dhe ndjenjave të tyre kombëtare, Mr. Tomislav Petroviq pyet: “çfarë ka ndryshuar që kohët e fundit keni filluar ta quani veten “Albanci” dhe gjuhën shqipe tani e emërtoni “Albanski jezik”? Është e qartë se ish fqinjët e mi nuk janë të vetëdijshëm për ndryshimet që ndodhën në një periudhë prej gati gjysmë shekulli, domethënë që nga koha e Rankoviqit, kur ata u larguan nga Presheva. Meqenëse ata janë intelektualë, duhet t’i dinë mirë ndjenjat tona, dmth të Shqiptarve për këtë çështje. Megjithatë, duket se ata ende e kanë të paqartë. Prandaj, do të bëj një përpjekje tjetër, këtë herë më të gjerë, për ta sqaruar këtë çështje në kontekstin socio-historik dhe politik të realitetit tonë të egër ballkanik, se ndjenjat ndaj emërtimeve dhe adresimeve kombëtare, sidomos ndaj shqiptarëve në këto troje të tyre stërgjyshore, ndryshuan në varësi të rrethanave specifike socio-historike dhe politike. Emërtimi nuk është vetëm një çështje “gjuhësore”, por është edhe një kategori politike, kulturore, psikologjike etj., dhe është në varësi përcaktuese nga konteksti i dhënë socio-historik. Ndërsa, për shembull, gjatë sundimit turk, shqiptarët quheshin “Arnautë” në mënyrë përçmuese, pasi shqiptarët e asaj kohe kishin nevojë të theksonin identitetin dhe veçantinë e tyre kombëtare, që kundërshtohej dhe ndëshkohej nga autoritetet turke. Për shkak të faktit se shqiptarët ishin të fesë myslimane njejtë me turqit, në atë kohë, autoritetet turke kundërshtuan dhe penguan hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, pastaj futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratë, etj. Për më tepër, gjatë sundimit turk, shqiptarët, ndryshe nga serbët, ishin në një pozicion shumë më të pafavorshëm, sepse në atë kohë serbët kishin shkolla në të gjithë Serbinë, ndërsa shqiptarët e kishin të ndaluar këtë të drejtë rreptësisht, duke u kërcënuar me masa represive dhe dënime drakonike. Kjo ishte arsyeja për protesta dhe kryengritje të ndryshme të shqiptarëve kundër qeverisë turke në atë kohë. Ndërsa, nga ana tjetër, serbët, të cilët janë të krishterë, e e realizojnë lirisht dhe pa kufizime këtë të drejtë të tyre nën qeverinë turke, e cila nuk mund t’ua kontestonte për shkak të reagimit të bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash asaj evropiane. Emërtimi “Arnaut” ishte nënçmues dhe fyes për shqiptarët gjatë sundimit turk, ldhe ky emërtim nënkuptonte rajën e shtypur shqiptare të fesë myslimane. “Arnautët quhen “Shiptari” midis tyre, dhe emri Arnaut është ofendues për ta. Në vitet e mëparshme, ndodhte që Arnauti madje të “vriste atë që e quante Arnaut”. (J. Hadživasilević: Južna Stara Srbija, Libri II, Preševska Oblast, f. 142, Beograd, 1913). Me zëvendësimin e Turqisë me autoritetet serbe, në tetor 1912, emri nënçmues “Arnaut” për shqiptarët përdoret ende si emërtim zyrtar për shqiptarët nga autoritetet serbe të asaj kohe. Në regjistrimin e parë të popullsisë të Mbretërisë SKS më 31 janarit 1921, nuk kishte fare rubrikë për “kombësinë” në pyetësorin e regjistrimit. Në atë kohë, përkatësia fetare dhe gjuhësore përdorej për të treguar kombësinë. Megjithatë, për shkak të arsyeve praktike politike, autoritetet e Mbretërisë së SKS dhe më vonë të Mbretërisë së Jugosllavisë asokohe shqiptarët i identifikuan dhe i quanin shqiptarë si turq, njësoj si gjatë Principatës së Serbisë para vitit 1878, pasi me identifikimin em “Šiptar” me turq, u kamuflua nga qeveria e asaj kohe gjendja reale e spastrimit etnik të Serbisë në rajonin e Toplicës, Pirotit, Nishit, Leskovcit, Vranjës, etj. nga shqiptarët. Dënimi dhe ndëshkimi nga bashkësia ndërkombëtare për dëbimin e dhunshëm nga trojet e pushtuara nga Serbia u shmangën në këtë mënyrë, sepse zyrtarisht nuk kishte shqiptarë në Serbi?! Ato vendbanime ishin tashmë të banuara me “turq”, kështu që pas luftës serbo-turke të viteve 1876-1878. Serbia u “pastrua” etnikisht pothuajse tërësisht nga shqiptarët (përveç disa fshatrave përreth Medvegjës), dhe popullsia e arratisur shqiptare u zhvendos, me skena dhe viktima të tmerrshme, pranë Kosovës dhe në Preshevë e Bujanoc. Pastaj u vendos kufiri midis Turqisë dhe Serbisë në Ristovc, pra midis Vranjës dhe Bujanocit, dhe lindi Kazaja e Preshevës (1878-1912). Mbretëria SKS gjithashtu e ruan emërtimin zyrtar “Arnauti” për shqiptarët, duke shmangur gjithmonë, kudo që të ishte e mundur paraqitjen e shqiptarëve si një komb më vete, për shkak të nevojave praktiko-politike të fshehjes së emigrimit masiv, pra dëbimit të popullsisë shqiptare, këtë herë jo për Kosovën (siç ishte rasti para vitit 1878), por për Turqinë e largët. Edhe disa politikanë dhe shkencëtarë serbë i quanin shqiptarët kështu, siç psh. Vasa Çubrilović, në Memorandumin e tij të vitit 1937 “Dëbimi i Arnautëve” (Isterivanje Arnauta), ku ai propozon “masa” çnjerëzore që qeveria e Stojadinoviqit duhet të marrë “për të zgjidhur çështjen e pakicave kombëtare” në atë kohë: Rusinët, Sllovakët, Gjermanët, Arnautët, etj. (më shumë për këtë shih në kapitullin: Politikanët dhe shkencëtarët serbë mbi dëbimin e shqiptarëve në Turqi). Në regjistrimin e popullsisë së Mbretërisë SKS të vitit 1921, pra, nuk kishte rubrikë për kombësinë fare, por vetëm për fenë dhe gjuhën amtare, dhe shqiptarët dhe turqit janë të vendosur në kolonën e përbashkët “Muslimani”, ndërsa gjuhët ndryshojnë: gjuha e “Arnautëve” dhe “Turqve” (shih: Regjistrimi i vitit 1921, f. 103) Edhepse në regjistrimin e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1931, u fut një rubrikë për “kombësinë” dhe në nomenklaturën e gjuhëve, ishte edhe”gjuha arnaute”, megjithatë të dhënat mbi kombësinë sipas atij regjistrimi, në Jugosllavinëj e Vjetër nuk u botuan. Kjo u bë vetëm në vitin 1948, bazuar në tabelat e ruajtura mirë nga ai regjistrim. Është e sigurt se arsyeja për këtë ishte fshehja e emigrimit masiv të shqiptarëve në Turqi dhe masat e kolonizimit me serbë të të gjitha zonave që banoheshin nga shqiptarët në atë kohë, duke aplikuar masa drastike të qeverisë shtetërore dhe policisë (të cilat do të diskutohen në një kapitull të veçantë). Prandaj, Jugosllavia e Vjetër përdori emrin “Arnauti” për shqiptarët, ndërsa emri “Šiptari” filloi të përdoret si emër zyrtar për shqiptarët vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht nnë Kushtetutën e Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë të 31 janarit 1946, në Ligjin Kushtetues të vitit 1953.mdhe Kushtetutën e vitit 1963, me qëllim që të futej në Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974 emërtimi “Albanci” për Shqiptarët. Emërtimi “Šiptari” përdorej për të treguar në gjuhën serbe popullsinë shqiptare në territorin e Jugosllavisë si dy kombe të ndryshme, me qëllim që të nënkuptonte se zyrtarisht “šiptari” është një popull “i veçantë” që jeton në këto zona dhe nuk ka lidhje fare me “Alban-cat” dmth shqiptarët që jetojnë në Shqipëri! Prandaj, Jugosllavia në atë kohë donte ta bënte të ditur se “Alban-cat” jetojnë në Shqipëri, dhe “Šiptari” në Jugosllavi dhe se ata janë dy popuj të veçantë!!?? Prandaj, “mençuria” dhe cinizmi përfundimtar i Jugosllavisë Socialiste të Titos ishte të nxirrte nga fjala shqipe emrin me të cilin shqiptarët i drejtohen vetes, por vetëm për shqiptarët në Jugosllavi, e jo edhe për shqiptarët në Shqipëri! Lind pyetja: Pse Jugosllavia Socialiste e mori këtë emër, pra “Šiptari”, si emër vetëm për shqiptarët në Jugosllavi, ndërsa për shqiptarët në Shqipëri dhe për veten e saj Shqipëria e mbajti emrin ndërkombëtar “Albania”? Sigurisht, Jugosllavia e Titos e bëri këtë për arsye praktike, politike dhe strategjike. Domethënë, në atë kohë ata u përpoqën të “shpjegonin” me masat jashtëzakonisht represive dhe brutale të qeverisë shtetërore se në Shqipëri jo vetëm që ekziston një regjim i egër komunist i ndryshëm nga ai jugosllav, por edhe se, gjoja, ekziston edhe një komb i ndryshëm nga shqiptarët, pra “Šiptari” në Jugosllavi. Me këtë, Jugosllavia arriti të shmangë detyrimet që rrjedhin nga vendimet e njohura të Konferencës së Bujanës në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944 për aneksimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti që të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe Jugosllavi e quajnë kombin e tyre “Kombi Shqipëtar” në gjuhën e tyre amtare, dhe gjuhën e tyre “Gjuha Shqipe” nuk përbënte asnjë problem për autoritetet në atë kohë, pasi përdorimi i saj në serbisht “siguronte një mundësi politike”. Situata politike e krijuar nga forcimi i qeverisë qendrore me Kushtetutën e vitit 1963. dhe roli i madh i UDB-së së tmerrëshme e cila kërcënonte vetë shefin e shtetit (Titon), në korrik 1966, në territor jo-serb (në Brioni), Tito e rrëzoi “Berian” jugosllav, kreun e sigurimit shtetëror Aleksandar Rankoviqin dhe kështu filloi një “epokë e re” për ne shqiptarët në politikën e Jugosllavisë në atë kohë. Valët evropiane dhe jugosllave të demonstratave studentore të vitit 1968 jehuan edhe në Kosovë, ku ato ishin shumë masive, me kërkesa: për flamurin kombëtar, për barazi, për Republikën e Kosovës, etj., dhe menjëherë pas kësaj, pasuan Amendamentet në Kushtetutën e vitit 1963, të cilat e bëjnë Kosovën “element përbërës” të Federatës Jugosllave, hapet Universiteti i Shqiptarëve në Prishtinë, dhe emërtimi i mëparshëm “Šiptari” zëvendësohet me emrin “Albanci” në Kushtetutën e RSFJ-së në vitin 1974. Pra, që atëherë, shqiptarët zyrtarisht nuk janë më “Šiptari”, por “Albanci”! Kjo shënon asokohe fundin e periudhës së errët (të Rankoviqit) për shqiptarët në Jugosllavi. Megjithatë, pas vitit 1981, filloi gjuetia e “irendentistëve” shqiptarë, me qëllim që ata të shndërroheshin në “terroristë shqiptarë gjatë kohës së Millosheviqit. Sot e dëgjojmë gjithnjë e më shpesh këtë emërtim “Šiptari” për shqiptarët, në Serbi, nga qarqet antishqiptare dhe shoviniste, të cilët, për fat të keq, ekzistojnë në një masë të madhe në Serbinë e sotme, si midis partive të caktuara politike dhe liderëve e intelektualëve, ashtu edhe midis individëve, dhe tani edhe midis bashkatdhetarit tonë (“kozmopolitanë” dhe intelektualë), autorëve të librit “Preševo, istorija i sudbina”! Prandaj, historia e emërtimeve të shqiptarëve, siç mund të shihet, evoluon së bashku me pozicionin e tyre të gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik në këto vise, dhe emërtimi që u jepet atyre ndryshon në varësi të rrethanave socio-historike dhe politike dhe në përgjithësi të realitetit politik dhe qëndrimit të përgjithshëm ndaj tyre. Prandaj, adresimi nuk është vetëm një “gjë e vogël” që i lë njerëzit indiferentë si qytetarë, por përkundrazi, në disa raste mund të kuptohet edhe si një fyerje e madhe që shkakton emocione të forta. Sepse, nën termin “Arnaut”, shqiptarët gjatë sundimit turk ndiheshin të fyer, sepse qeveria e asaj kohe i trajtonte ata si “rajë” dmth si popull të shtypur dhe pa të drejta për arsim në gjuhën amtare, administratë etj. Dihet se shqiptarët në atë kohë kishin probleme edhe me qeverinë turke, dhe “gjatë kampimit të ushtrisë kryengritëse Šiptare nën komandën e Mustafa Pashës në vitin 1829 në famullinë e Moravicës në Preshevë, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve dhe serbéve nga ky rajon iu afruan Pashës në luftën kundër ushtisë turke (rreth 1000 prej tyre)” (Mr. T. dhe Sv. Petrović: Presheva, historia dhe fati, faqja 9). Pra, në atë kohë, edhe shqiptarët luftonin kundër sundimit turk, kështu që shpesh bashkëpunonin në këtë drejtim me serbët, madje edhe duke qenë në të njëjtat radhë. Në tyrben e Preshevës ndodhet varri i një anëtari të familjes Shehler, Sheh Salimit (pa kokë), i cili vdiq në një konflikt me Husein Pashën në Vranjë, të cilin e plagosi për vdekje. Pastaj pasoi ndëshkimi i reth 70 kryengritësve dhe deportimi i tyre për të vuajtur dënimet në Turqi. Pra, është e qartë se shqiptarët, edhepse ishin të të njëjtit besim, mysliman, me turqit, megjithatë ata nuk ishin dakord me autoritetet turke të asaj kohe dhe shpesh kundërshtonin, dhe, siç e përshkruan J. Hadzivasiljević, shumë emocionalisht, thirrjen e tyre “Arnautë”, sepse e konsideronin një emërtim ofendues. Në veçanti, këto ndjenja u zgjuan dhe u intensifikuan në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pra lëvizjes së shqiptarëve për Autonomi dhe për të drejta dhe liri kombëtare. Prandaj, ne duhet t’i kuptojmë vërtet ndjenjat kombëtare të shqiptarëve sot, të cilëve nuk u intereson nëse thirren me emrin përçmues “Šiptar”. Sot, për shembull, kushdo që i quan shqiptarët “shiptarë”, kjo nënkupton domosdoshmërisht se ai ka një qëndrim negativ, shovinist ndaj anëtarëve të kombësisë shqiptare, përveç ndoshta të painformuarve që nuk dinë asgjë për historinë e shqiptarëve në këto troje. Për shembull, disa politikanë serbë si Shesheli, por edhe shumë të tjerë nuk janë shumë larg tij, e përdorin këtë emërtim ofendues për shqiptarët me tone shumë negative dhe me qëllime histerike e të liga dhe tmerrësisht antishqiptare. Megjithatë, unë njoh një numër të madh serbësh, megjithëse ata mund të jenë në një pakicë relative, veçanërisht në takimet dhe tubimet e ndryshme të CHF (USAID), ku kam mundësinë të lëvizë, ata janë shumë të kujdesshëm për këtë. Meqenëse, në fund të fundit, rregullat diktojnë marrëdhënie dhe sjellje të mira dhe kulturore, si dhe respekt të ndërsjellë. Përndryshe, sjellja e qytetëruar dhe korrekte është gjithashtu edhe çështje e edukimit familjarë dhe personalë, si dhe e karakterit dhe kulturës së secilit individ.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post NGRITJA DHE RËNIA E PRESHEVËS SI QENDËR RAJONALE GJATË HISTORISË
Next post SI U KOLONIZUA PRESHEVA ME SERBË?