Për kolltukun e Presidentit Kosova nuk ka pse shkon në zgjedhje, kur është zgjidhja

Read Time:2 Minute, 0 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po bëhet shumë zhurmë politike, mediatike e “intelektuale” në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit.Aty të mëncurit hedhin edhe opsionin për zgjedhje të tjera të reja, sepse mund të ketë krizë presidenciale.

Por mendoj se nuk është e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës që të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kur zgjidhja është shumë e thjeshtë. Por ajo që vihet në provë është politika dhe partitë politike shqiptare të Kosovës , si LVV ashtu edhe opozita, kryesisht PDK-ja.

Nuk është i vështirë arritja e konsensusit.

LVV nuk ka siguruar votat që të ketë tre pushtetet:atë legjislativ, ekzerkutiv dhe presidencial, prandaj është edetyruar që të bëjë marrëveshje me opozitën.

Dhe  rrjedhimisht propozimi për President të Kosovës i takon opozitës, së pari Partisë Demokratike të Kosovës, i pëlqen kjo apo nuk i pëlqen ndokujt nga LVV apo edhe nga politikanët e tjerë sepse kjo është demokracia dhe kështu votoi populli.

Kjo për faktin se PDK është Partia e dytë që populli i ka dhënë fuqinë dhe masën e pushtetit parlamentar.Është mirë që këto dy parti të arrijnë konsensusin për një President jopartiak dhe jo shërbëtor të ndonjë partie politike,por një figurë e pranuar nga të dy partitë dhe nga opinioni publik. Kjo është zgjidhja që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare për kulltukun e Presidentit.

Presidenti i shtetit e ka për detyrë që t’i shërbejë shtetit dhe qytetarëve. Presidentët e Kosovës, të gjithë e harruan Luginën e Preshevës, nuk bënë asgjë për liritë kombëtare të shqiptarëve në ato troje. Duhej t’a kishin dënoncuar fort ndërkombëtarisht  pastrimin etnik që po ndodh atje,  duhej që edhe  Vjosa në ecejaket e saja në perendim t’a bënte problem diskriminimin dhe pastrimin etnik  mbi shqiptarët e Kosovës Lindore.

Demokracia nuk identifikohet me një individ apo dy  e  tre. Demokracia nuk ka nevojë për shenjt e mit. Në demokraci sundon ligji dhe drejtësia, sundojnë e qeverisin vlerat demokratike. Është mjerim  nëse gjithcka i dedikohet një personi, ashtu sic bëhet për autokratët, egoistët e diktatorët.Edhe nëse kryetari i shtetit vepron sipas kushtetutës , ai nuk ka bërë gjë tjetër por vetëm ka kryer detyrën shtetërore. Dhe nuk ka pse populli t’i thotë faleminderit atij të cilin ai e zgjedh për t’i shërbyer qytetarëve të shtetit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Letër miqësore një mikut tim në Dardani
Next post Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër