Poezi kushtuar Lidhjes së Prizrenit, Nënës Terezë dhe Salih Shabanit
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri Shqiptar
Kosovën Dardane
Bijën e Ilirisë
Tani po e ngrohë dielli
Me rrezet e Pavarësisë
Ku i thonë bukës bukë
Edhe ujit ujë
Është tokë e të parëve
Nuk ia lëmë askujt
Që nga Konispoli
Gjerë tek Molla e Kuqe
Shqipëria dhe Kosova
Do të shkëlqejnë si Nuse
NËNË TEREZA
Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në Qiell
Prehet afër Diellit
Shpirti saj i ndritur
E ndriçon Atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun
Nënë Tereza
Kjo Nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e Amshuar
Pusho Nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar Në tokën e Ilirisë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Heeej Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI
Qiftelli një dru prej mali
Dridhe telat si kurrë më parë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar
Thonë me këmishë e lindi Nëna
Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve t’Sharrit
Dridhi carët e Rusisë
Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Spirrë çetnikun e Shumadisë
Mori hakun e vendasëve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndet çdo kalimtarë
Argjiro Ukimeri – Mr.sci. Pedagoge
Prishtinë, Nëntor 2023
Më shumë storie
Mbi Librin “Kadare në truallin e politikës” të Prof. Eshref Ymeri
Nga Skënder Sadri KAPITI Këto ditë sapo përfundova së lexuari librin më të fundit të Prof. Eshref Ymeri me titull:“Kadare...
Shoqata esperantiste shqiptare (AEA): Buletini 190
⦁ Ian Fantom18 dhjetor 2025 Unë u anëtarësova në Shoqatën Universale të Esperantos (UEA) vonë, në vitin 1962, në moshën...
Njё libёr pёr Qazim Bllacёn
Nga Rexhep Shahu Qazim Bllaca (1915-2005)Enveri, biro, si që po shoh, ka dënue patriota kosovarë e jo kriminela.Adem Selimi (Gllavica)...
Hysen Ibrahimi, kritikë letrare mbi librin “Poezi” të autorit Azem Zogaj
Ndër poezitë e shumta të kësaj përmbledhjeje, që dëshmojnë pjekuri artistike dhe ndjeshmëri të thellë poetike, kam përzgjedhur disa prej...
Rezistenca nacionaliste shqiptare nё Gadime dhe rrethinё 1944-1951
Adem TasholliKy libёr i zotit Adem Tasholli ёshtё ribotim i plotёsuar me tё njёjtin titull nё rreth 220 faqe, me...
Veprimtaria shkencore, botuese, promovuese dhe kulturore e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për vitin 2025
Nga Nue Oroshi Si çdo herë edhe këtë vit, Shoqata e Intelektualeve shqiptarë "Trojet e Arbrit" e bën analizën vjetore të punës. Edhe...

Average Rating