
Presidenca e Kosovës reagon pas deklaratës së Ramës: KFOR-i është reagues i tretë
Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj një deklarate të bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili teksa iu është përgjigjur kritikëve për idenë e tij që KFOR-it të vendoset në Veri, ka thënë se kjo ka qenë kërkesë edhe e presidentes Vjosa Osmani.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, tha për RTKlive se presidentja Osmani në çdo takim ka sqaruar se KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj.
“Presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj”, tha ai.
Sipas tij istitucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia.
“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.
Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.
Më shumë storie
OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore
Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria,...
Shqipëri: Mijëra qytetarë protestuan në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë, të ardhur nga të gjitha viset e shqiptarisë, janë mbledhur të premten pasdite në sheshin “Skënderbej” të Tiranës...
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...
OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit në Tiranë
Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë publikuar një video ë rrjete sociale. Nëpërmjet saj kanë kërkuar përkrahje për protestën gjithëkombëtare...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Përfundon numërimi në vendvotime
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në konferencën me gazetarë njoftoi se të dielën në mbrëmje, në 2,571...
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Average Rating