President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Nga Skënder Sadri KAPITI

Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i shquar kontributor dhe i sakrifcës për cështjen kombëtare, për lirinë, pavarësinë dhe shtetin kombëtar të një kombi. Hero kombëtar të bën vepra e cila jep rezultatin real prej së cilës vjen clirimi, liria dhe pavarësia e një kombi; e cila i hap rrugën progresit, zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë dhe të atdheut. Hero kombëtar meriton të jetë ai personalitet vepra kombëtare e të cilit ka shënur e bërë epokë. Dhe ky është Adem Jashari dhe Familja e tij Jashari
President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
President i Republikës së Kosovës duhet të jetë një personalitet i pranuar gjërësisht nga populli i Kosovës, duhet që ai të vijë nga një Familje me kontribute dhe me trashëgimi patriotike e kombëtare, duhet të jetë mbi politikën. Dhe një President i tillë mëse i duhur dhe më meritorë do të ishte një nga Familja e Jasharëve.
Nuk ka në botë, është një rast unik botëror që të ketë sakrifikuar dhe kontribuar për lirinë e atdheut të vet se sa Familja e Jasharëve.
Komandanti legjendar Adem Jashari është Hero Kombëtar i Kosovës.
Një President nga Familja Jashari për Kosovën është mëse meritor. Presidentes aktuale Vjosa Osmani i mbaron mandati si Presidente dhe ajo të zgjedhë e të kalojë në politikë prej nga doli si Presidente, dhe ta dijë se mjaft është mjaft.Postin e Presidentes që e kishte pasur ëndërr e realizoi, tani nuk mund të vazhdojë të ëndërrojë përsëri atë post. Ta lërë politikën e personalizimit të vetëvetes, për ta promovuar veten me ecejake dhe me fotografi me politikanë e shtetarë botërorë, si një kopje ashtu sic vepron kryeministri i Shqipërisë për t’u dukur kudo dhe për t’u dukur sikur vetëm ajo e bën punën e Presidentes.Si politikane ajo arriti që nëpërmjet paraqitjes së vetes së saj si rugoviste dhe me mbështetjen e LVV dhe Kurtit ajo u bë Presidente. Mirëpo në rrethanat e reja kjo finesë e saj politikisht është konsumuar për një mandat të dytë për Presidente.
Do ishte në nder e cdo partie politike parlamentare shqiptare, vecmas i LVV që i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që të merrin nismën që President i Kosovës të ishte një anëtar i Familjes së Jasharëve.

Average Rating